Home Aktuale Udhëheqësit fetarë bëjnë thirrje për dialog

Udhëheqësit fetarë bëjnë thirrje për dialog

123
0
SHARE

Bashkësia Islame e Kosovës dhe Ipeshkvia e Kosovës u bënë thirrje për dialog forcave politike ndërsa thanë se ato duhet të marrin shembullin e tyre të bashkëpunimit për të kaluar nga gjendja në të cilën ndodhet vendi.

Të enjten qeveria u bëri ftesë partive opozitare që çdo shqetësim të tyre ta diskutojnë në parlamentin e Kosovës, një ditë pas protestës së partive opozitare ku morën pjesë dhjetëra mijëra qytetarë, për të kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.  Opozita i ka dhënë afat qeverisë që deri më 27 shkurt të largohet, ndërsa ka paralajmëruar se do të bllokoj sërish seancat e parlamentit, të cilat pritet të fillojnë nesër.