Home LAJME U varros Bashkim Mehana, viktima e shpërthimit të djeshëm në KEK (Foto)

U varros Bashkim Mehana, viktima e shpërthimit të djeshëm në KEK (Foto)

122
0
SHARE

Qytetarë të shumtë, punëtorë dhe drejtues të KEK’ut, si dhe përfaqësuës politik dhe institucional, sot kanë marrë pjesë në varrimin e Bashkim Mehanës, punëtor i KEK’ut, viktimë i shpërthimit në Termocentralin Kosova A, raporton portali Veriu.info

Për jetën dhe veprën e të ndjerit në emër të punëtorëve të Termocentralit Kosova A, ka folur Ismajl Simnica.

Bashkimin ai e ka vlerësuar ndër punëtorët më të vyeshëm dhe devotashëm që kishte KEK’u.

“Me punën e tij në prodhimin e ujit teknologjik për termocentrale, kryrjen e analizave kimike dhe së fundi në prodhimin e hidrogjenit, gaz që gjithëherë paraqet rrezik për punën e pajisjeve të termocentralit në përgjithësi, dhe jetën e njerëzve në vecanti. Bashkimi ka kontribuar shumë në rritjen e prodhimit, mbrojtjen e jetës së njerëzve dhe ruajtjen e pajisjeve të Termocentralit, sepse edhe në kushte tejet të vështira, ka bërë të pamundurën për eleminimin e mangësive të paraqitura në prodhimin e hidrogjenit”, ka thënë Simnica./Veriu.info/