Home Aktuale U mbajt takimi i Dobrosinasve në Zvicër

U mbajt takimi i Dobrosinasve në Zvicër

257
0
SHARE

Në Gllattbrugg të Zvicrës është mbajtur takimi banorëve të fshatit Dobrosin.

Ky takim është mbajtur me me iniciativë të kryesisë së Fondit Humanitar Dobrosini.

“Pjesëmarrja ishte e madhe, kishin ardhur ne takim Dobrosinas bijë e bija me familje nga gjithë kantonet e Zvicrës. Pas fjalës përshëndetëse arkëtari Fondit humanitar, z. Qenan Shabani foli për historikun e fondit, projektet dhe lexoi një raport për fondin. Ne takim me një minutë heshtje u nderuan dhe përkujtuan dëshmoret e UÇPMB-së. Të pranishmit i përshëndeti veprimtari Ahmet Asani i cili me emocione foli për historikun e fshatit dhe rolin pozitiv të organizimeve të tilla. Me tej u prezantua një recital i përgatitur enkas për këtë takim. Ju dha fjala edhe nismëtarit veteran të UÇPMB-së, z. Shefket Asani i cili përshëndeti të pranishmit dhe recitoi dy vjersha”, njoftojnë nga Fondi Humanitar Dobrosini.

“Pas ndarjes se dhuratave të sponsorizuara nga zonja Shqipe Shabani, takimi ka vazhdua me vallet autoktone si ajo e Preshevës, Gjilanit dhe valle tjera, me potpuri vallesh të ndryshme ku të gjithë si vëllezër e motra vallëzuan deri në fund te takimit”, theksojnë nga Fondi Humanitar Dobrosini.

RTV Syri Blue