Të shtunën më datën 04.02.2017 do të mbahet takimi i parë në mes shoqatës humanitare “AGIMI” dhe SHKMT “Jehona” shoqata këto me seli në Zvicër.
Në fillim të takimit do të mbahet një mbledhje simbolike në të cilën do të prezentohen kryesitë e të dyja shoqatave me qëllim që të kenë një bashkpunim të mirfillt në të ardhmen e sidomos në domenin kulturor.
Pjesa tjetër e takimit « Tryeza Tërnovcase » do të filloj në ora 18;00h dhe do të jetë e hapur për të gjithë tërnovcasit.
Për të interesuarit, ekziston mundësia të darkojnë në Avenches mirëpo darka është me vetpagesë dhe duhet të konfirmohet te personat në vijim:
Suad Beqiri 078 883 30 82
Almir Aziri 076 316 31 14
Jeni të mirëseardhur!, thuhet në njoftim