Home Aktuale Trupi Koordinues shpallë konkurs për studime në Novi Sad

Trupi Koordinues shpallë konkurs për studime në Novi Sad

154
0
SHARE

Shërbimi i Trupit Koordinues, në përputhshmëri me prioritetet e definuara, e veçanërisht duke u munduar të përmirsojë kualitetin e arsimimit në territorin e komunës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, shpallë konkurs për ndarjen e bursave studentore për të rinjët me vendbanim në komunën Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

 

Qëllimi i ndarjes së bursave është sigurimi i kushteve për arsimim të mëtutjeshëm dhe avancimi profesional, duke i ofruar mbështetje materiale rreth shpenzimeve të studimeve themelore akademike. Shpenzimet e lartpërmendura në radhë të parë kanë të bëjnë me shpenzimet për banim (privat ose në konvikte), shpenzimet për ushqim, udhëtim, blerjen e teksteve dhe shpenzimet tjera që kanë të bëjnë me studimet.

 

I  KUSHTET E KONKURSIT

 

Të drejtë në paraqitje në konkurs kanë nxënësit të cilët e kanë mbaruar shkollën e mesme dhe personat tjerë deri në moshën 22 vjeçare, që kanë mbaruar shkollën e mesme dhe me vendbanim në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë dhe të cilët plotësojnë kushtet e ardhshme formale të konkursit:

 

të jenë shtetas të Republikës së Sërbis;

gjatë shkollimit të mesëm të kenë pasur sukses të shkëlqyeshëm dhe shumë të mirë,   të mos kenë përsëritur asnjë vit;

të njohin gjuhën serbe;

të mos kenë regjistruar asnjë fakultet dhe

-të mos kenë fituar të drejtën në bursë në ndonjë konkurs tjetër.

 

Që kandidati të jetë përfundimisht i zgjedhur si përdorues i bursës, duhet që pas përmbushjes së kushteve formale t`a kaloj edhe provimin kualifikues (pranues) për regjistrim në vitin e parë të studimeve themelore në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit të Novi Sadit dhe të regjistroj vitin e parë të studimeve.

 

II DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM

 

        lutja;

 biografia, përkatsisht CV;

vërtetimi mbi nënshtetësinë e Republikës së Serbisë (nënshtetësia origjinale ose kopja e vërtetuar në komunë ose në gjyq) jo më e vjetër se 6 muaj;

 çertifikata e lindjes (origjinali ose kopja e vërtetuar në komunë ose gjyq) jo më e        vjetër se 6 muaj;

dëshmia për vendbanimin në komunën e Preshevës,Bujanocit apo Medvegjës, të cilën e jep organi komunal i Ministrisë së Punëve të Brendshme ose fotokopja e vërtetuar e  letërnjoftimit nëse nxënësi është i pajisur me letërnjoftim, apo të dhënat e shtypura rreth vendbanimit të deponuara nga letërnjoftimi i ri;

kopja e vërtetuar e dëftesës rreth përfundimit të shkollës së mesme ( për katër vitet e shkollës së mesme, përkatësisht për tri vitet e para edhe për gjysëm vjetorin e  vitit të katërt për ata  të cilat janë ende në shkollë të mesme);

letra motivuese e cila përmban arsyet për të cilat është përcaktuar të regjistrohet në fakultetin përkatës, planet për zbatimin e njohurive të arritura pas përfundimit të studimeve dhe kontributin profesional që presin t’i japin bashkësisë së tyre.

dëshmitë rreth rezultateve të arritura në gara, nëse kandidati i posedon.

 

 

III NDARJA E BURSAVE

 

            Procedura për ndarjen e bursave studentore fillon nga marrja e Vendimit të drejtoreshës së Trupit Koordinues rreth shpalljes së konkursit dhe formimit të komisionit. Komisioni procedurën zgjedhore për ndarjen e bursave e zhvillon në dy faza.

1)      Në fazën e parë të procesit të zgjedhjes, pas kalimin të afatit për paraqitje në konkurs, Komisioni i formuar me Vendimin e drejtoreshës do të formulojë listën për zgjedhjen e kandidatëve për bursë, duke vlerësuar përmbushjen e kushteve formale për paraqitje në konkurs.

2)       Në fazën e dytë të procesit të zgjedhjes Komisioni do të ftojë të gjithë kandidatët e paraqitur të cilat i përmbushin kushtet formale dhe do të zhvillohet me ata intervistë që të mund të vlerësohet motivimi i kandidatëve dhe aftësisa për të komunikuar. Pas intervistave me kandidatët të cilët i plotësojn kushtet formale të konkursit, Komisioni krijon rang listën të cilën si propozim i`a dorëzon drejtoreshës të Shërbimit të Trupit Koordinues.

 

Intervista me kandidatët do të zhvillohet në prill, pas skadimit të afatit për aplikim, për kohën dhe datën e saktë kandidatët do të njoftohen më vonë.

Vendimin përfundimtar rreth ndarjes së bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, mbas nënshtrimit të provimit kualifikues për regjistrim në vitin e parë të studimeve dhe atë vetëm për kandidatët të cilët e kanë kaluar provimin pranues në fakultetet e Univerzitetit të Novi Sadit.

   

 

 

IV     SHUMA DHE PAGESA E BURSAVE    

 

Shuma neto e bursës së miratuar prej 45.000,00 dinarëve paguhet për vitin aktual të studimeve në 9 këste mujore duke filluar nga tetori i vitit 2014.

Bursat do të paguhen në llogarinë bankare të shrytëzuesit të bursës.

Pagesa e bursave të miratuara pezullohet në rast të keqpëdorimit gjatë shpenzimit, në rast të mos arritjes së kushtit për regjistrimin e  vitin të ardhshëm të studimeve dhe nëse kandidati lë studimet.

Të drejtat dhe obligimet e shfrytëzuesve të bursave definohen me kontratën për ndarjen e bursave, të cilën kandidatët, pas shpalljes së listës përfundimtare për ndarjen e bursave, e nënshkruajnë me Shërbimin e  Trupit Koordinues.

 

V   AFATI  PËR PARAQITJEN DHE DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

           

            Afati për paraqitje në konkurs është 20 ditë dhe fillon nga dita e parë e shpalljes së konkursit në gazetën ditore Politika e cila mbulon tërë territorin e e Republikës së Serbisë.

 

            Paraqitja në konkursin për ndarjen e bursave dhe dokumentet tjera, mund t’i dërgojn me postë ose t’i dorëzojn personalisht edhe atë kandidatët nga komuna e Bujanocit duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Bujanoc, (ndërtesa e komunës së Buajnocit, Karagjorgje Petroviq 115 ), kandidatët nga komuna e Preshevës, në zyrën e Shërbimit të Trupit Koordinues në Preshevë (rruga Sava Kovaçeviq 12), ndërsa kandidatët nga komuna e Medvegjës në në qendrën e shërbimit të administratës lokale në Medvegjë (rruga Jabllaniçka 48), në zarfin e mbyllur me emër: PËR KONKURS PËR BURSA STUDENTORE, MOS TË HAPET DERI NË KALIMIN E AFATIT PËR PARAQITJE.

Organi i cili bën pranimin e lutjes, në të njejtën vendos vulën pranuese dhe datën kur është pranuar lutja.

           

            Aplikacionet e vonuara nuk do të merren në shqyrtim, ndërsa aplikacionet jo të plota dhe jo të sakta do të rrefuzohen.

 

       Listën përfundimtare dhe listën e bursistëve do ta shpallë komisioni për ndarjen e bursave, i formuar me vendimin e drejtoreshës së Shërbimit të Trupit Koordinues.

      

       Të gjithë bartësit e aplikacioneve kanë të drejtë të paraqesin ankesë në afat prej 8 ditëve nga dita e shpalljes së rang listës së kandidatëve, pas përfundimit të intervistës.

       

        Vendimin përfundimtar për ndarjen e bursave e sjell drejtoresha e Shërbimit të Trupit Koordinues, pas mbarimit të provimit pranues për regjistrim në vitin e parë të studimeve në fakultetet e Universitetit të Novi Sadit, për kandidatët të cilët kanë përmbushur kushtet formale ligjore të konkursit.

      

LEAVE A REPLY