Home Aktuale Tribunali synon krerët e UÇK-së

Tribunali synon krerët e UÇK-së

188
0
SHARE

Disa raste për shkelje të rregullave të luftës nga ish-pjesëtarë të UÇK-së janë hetuar nga Tribunali i Hagës por asnjëherë nuk kanë përfunduar në raste gjyqësore si rezultat i mungesës së provave.

Provat, sidomos, kanë munguar në adresimin e përgjegjësisë komanduese brenda ish-gueriles kosovare. Duke mos u dëshmuar se guerilja ka pasur rregull ushtarak, prokurorët kanë dështuar të nxjerrin përgjegjës sidomos komandantët e UÇK-së.

Task Forca Speciale për Hetime, nuk ka gjetur ndonjë pretendim të ri të pahetuar ndonjëherë për ish-pjesëtarët e UÇK-së. Burime të gazetës kanë shpjeguar se të gjitha rastet që i ka aktualisht SITF, kanë qenë pjesë e hetimeve në një periudhë apo tjetër, ndonëse raporti i Dick Martyt për të cilin është ndërtuar Task Forca, pretendonte për krime të paketuara në Kosovë.

Këto rrethana kanë bërë që drafti i statutit të Tribunalit të kujdeset posaçërisht për adresimin e përgjegjësisë duke përsëritur ingerenca që tashmë i ka Kushtetuta e Republikës së Kosovës, por edhe duke e futur një nen të veçantë për përgjegjësitë komanduese, duke e tejkaluar bazën legale mbi të cilën do të funksionojë Tribunali.

LEAVE A REPLY