Home Aktuale Tre dekada në shërbim të rolit të muezinit(Video)

Tre dekada në shërbim të rolit të muezinit(Video)

207
0
SHARE

Xhemati i xhamisë se Bujanocit është përshëndetur me muezinin e tyre i cili i shërbeu më se tre dekada në këtë xhami.

10878_478157078917919_753588326_n

Abdullah Avdiu nga Tërnoci i Bujanocit ishte njëri nga ata që  30 vite  i shërbeu xhematit të xhamisë së qytetit në Bujanoc.
Gjatë kësaj jave ai është përshëndetur me xhematin e tij për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abdullah Avdiu gjatë 30 viteve që shërbeu  si muezin në xhaminë e qytetit në Bujnoc ishte i përpikët në detyrën e tij po thuajse në çdo kohë të namazit kanë thënë me emocione disa nga xhematlinjët e Bujanocit.

dulla

Avdiu kishte një zë të mrekullueshëm në leximin e kuranit, thirjes së ezanit dhe këndimit të mevludit  sa që me vështirësi mund të zëvendësohet zëri i tij melankolik.

Vlera e muezinit:
I Dërguari i Allahut, Muhamdi a.s ka thënë: “Muezinit i falen mekatet, aq larg sa shkon zëri i tij dhe shpërblimi i tij është shpërblimi i të gjithë atyre që falen bashkë me të.”
(Sahih el Xhami me nr 6643)./Lugina Press/

 [youtube url=”     https://www.youtube.com/watch?v=4lYId7GeJos        ” width=”560″ height=”315″]