Home SPORT Tottenham mendon rikthimin e Mancinit në P. League

Tottenham mendon rikthimin e Mancinit në P. League

162
0
SHARE

Tottenham Hotspur mendon të rikthejë në Premier League trajnerin italian Roberto Mancini. Sipas shtypit britanik, ish trajneri i Manchester City është një nga kandidatët për të marë drejtimin e “gjelave të Londrës”, pavarësisht se është nën kontratë me klubin turk Gallatasaray. Drejtuesit e Tottenham nuk dëshirojnë të vazhdojnë më tej me trajnerin aktual Tim Sherwood, dhe janë hedhur në kërkim të një trajneri. Duket që identikiti ideal të jetë pikërisht 49-vjeçari italian, i cili nuk është shumë i kënaqur në Stamboll, teksa ka shprehur haptazi dhe dëshirën për një rikthim në Premier League.

Presidenti Daniel Levy po ndërton të ardhmen e skuadrës në “White Hart Lane” dhe gjithçka nis nga trajneri i ri. Shtypi britanik bën të ditur se Mancini dhe klubi londinez kanë nisur kontaktet për t’u informuar, pasi është drejtori teknik i “gjelave të Londrës”, Franco Baldini që ka propozuar emrin e ish trajnerit të Interit. Megjithatë në listën e presidentit Levy nuk është vetëm emri i Mancinit, pasi alternativa po kaq të rëndësishme janë edhe trajneri i përfaqësueses Hollandeze, Louis Van Gaal, i cili kohë më parë la të hapur mundësinë e transferimit në Londër, dhe trajneri i Ajaksit, Franck De Boer.

LEAVE A REPLY