Home LAJME Torres: Dua të bëhem shënuesi më i mirë

Torres: Dua të bëhem shënuesi më i mirë

133
0
SHARE

Fernando Torres thotë se qëllimi i tij është të jetë golashënuesi më i mirë i Milanit këtë sezon, pavarësisht fillimit jo të mirë të sezonit me panelin Rossonere.

Spanjolli arriti në San Siro me një marrëveshje dyvjeçare huazimi nga Chelsea, por ka shënuar vetëm një gol në nëntë paraqitje deri tash, me Keisuke Honda që vazhdon të jetë lider i shënimeve pasi ka shënuar gjashtë herë në 11 paraqitje.

“Nëse ndeshja përfundon pa gola, por ne kemi krijuar pesë shanse, kjo është shenjë e mirë. Ka vetëm disa ndeshje ku ne kemi krijuar më pak shanse se që duhet. Kjo është një problem”.

“Megjithatë, tash na takon neve, sulmuesve. Honda nuk mund të shënojë gjithmonë”.

“Qëllimi im është të bëhem golashënuesi më i mirë. Milani më solli këtu për të shënuar dhe për të shfrytëzuar shanset, është detyra ime”.

“Nëse nuk e bëj këtë, atëherë vendin e kam diku tjetër”, ka thënë spanjolli për Gazzetta dello Sport.