Home Kulturë “Toka”, filmi më i ri i regjisorit Deari(Video)

“Toka”, filmi më i ri i regjisorit Deari(Video)

122
0
SHARE

Filmi paraqet konflikt mentalitetesh ndërmjet dy vëllezërve, njeri i cili jeton në fshat dhe tjetri i cili kthehet nga jashtë për t`ia shitur tokën. Për vëllanë e madh, toka është vlera më e madhe që ia ka lënë babai para se të vdes, kurse për vëllanë e vogël i cili pas tetë vjetësh kthehet në shtëpi, toka është vetëm një pjesë tjetër e tokave e cila nuk ka vlerë.

 
Regjisori Ibrahim Dehari vjen për publikun me një projekt të ri kinematografik. Autori i filmit “My city screams”, i cili në festivalin e filmit 9/11 ishte fitues i katër çmimeve përfshirë këtu edhe çmimin e parë, së shpejti do të shfaq premierë filmin e tij më të ri të zhanrit dramë të titulluar “Toka”.

Ky film është filmi i metrazhit të shkurtër ndërsa është mbështetur nga Agjencia e fondit të Republikës së Maqedonisë dhe realizuar nga produksioni “FrameIn Production” Kumanovë me producent Arben Fejzullahun.

Sipas regjisorit, Ibrahim Deari, filmi është një meritë e dy aktorëve Adem Karaga dhe Afrim Muçaj, të cilët e kanë rolin kryesor. Njëherit ai thekson se ky ka qenë një ndër bashkëpunimet më të mira deri më tani.

“Roli i Bardhit të cilin e luan Adem Karaga, është shkruar special për këtë aktor. Nëse nuk do kishte pranuar Adem Karaga që ta luaj këtë rol, nuk e di a do kisha filluar ta realizojË këtë film”, pohoi Deari.

Filmi paraqet konflikt mentalitetesh ndërmjet dy vëllezërve, njeri i cili jeton në fshat dhe tjetri i cili kthehet nga jashtë për t`ia shitur tokën. Për vëllanë e madh, toka është vlera më e madhe që ia ka lënë babai para se të vdes, kurse për vëllanë e vogël i cili pas tetë vjetësh kthehet në shtëpi, toka është vetëm një pjesë tjetër e tokave e cila nuk ka vlerë. Konflikti në mes dy vëllezërve njeri që jep besën që do të vdes për ta ruajtur tokën, kurse tjetri i cili ka ardhur për një qëllim, për ta shitur atë.
“Xhirimet e filmit kanë zgjatur pesë ditë, dhe të gjitha janë realizuar në fshatrat përreth Kumanovës. Filmi do dalë vitin e ardhshëm, pasi që tash është në procesin e montazhës”, përfundoi Deari.

[youtube url=”    https://www.youtube.com/watch?v=liPGZG5azGs&feature=youtu.be    ” width=”560″ height=”315″]