Home Aktuale Tiranë: Regjisori Valton Jakupi nga Bujanoci dekorohet me dy çmime, Blerim...

Tiranë: Regjisori Valton Jakupi nga Bujanoci dekorohet me dy çmime, Blerim Hasani me titullin për të rinjë

77
0
SHARE

Mbrëmë në  Tiranë  u mbajt Festivali mbarkombëtar e  ndërkombëtar” Jehona Shqiptare”  të artistëve shqiptarë  që  veprojë  në  atëdhe dhe jashtë tij në  Europë dhe Amerikë me kryetaren Margarita Xhepa dhe aktivisten Mira Korance, të  përkrahur nga kryetari i Tiranës   Erijon Velijaj dhe Ministria e Kulturës e  Republikës së  Shqipërisë.

Pas një  programi të  madh artistik u dekoruan edhe disa artist dhe regjisorë  të  kinematografisë europiane dhe botërore.

Në këtë eveniment ishin artist të  shumtë nga gjitha viset shqiptare por me veprimtaritë   e tyre  jashtë viseve shqiptare e të cilët ma artin e tyre janë  ambasador të  denjtë të kombit shqiptar.

Në  këtë  eveniment kulturor artistik u dekorua dhe u akreditua ambasador i kultures për artistët shqiptar në Holliwood dhe Europ me seli ne Zvicer Regjisori Valton Jakupi nga Bujanoci  .

Komisioni Artistik po ashtu  dekoron me ” Titullin Nderi Artistik ” regjisorin  nga komuna e Bujanocit Valton Jakupin për veprimtari artistike univerzale jashtë atëdheut ku për disa ditë  u shfaq filmi francez i i tij  La Soldate Perdu ( Ushtari i humbur )  në  Shqipëri, me tematikë Stop vrasjes së fëmijëve.

Nga Kosova u dekorua për veprimtari dhe punë  të  palodhshme për gjeneraten e re aktorja Anita Muriqi me stafin e saj, si dhe për realizimin e shum  projekteve kinematografike që  kanë  ndikuar drejpërdrejt në  arenën ndërkombëtare.  Aktori Xhevat Limani nga Shqipëria me veprimtari në  Amerikë u dekorua me titullin e nderit artistik shqipëtar. Po ashtu titull nderi i u nda edhe aktorit nga Bujanoci Blerim Hasanit për veprimtari kinematografike për të  rinjët e kombit. Po ashtu u dekoruan edhe artist nga Austria, Amerika, Belgjika, Çamëria,Zvicra, Franca, Kanada etj. Ky eveniment artistik dhe dekorimet e ndara janë te regjistruara edhe në  Unionin e Artistëve dhe Regjisorve Europian dhe Shqiptar.