Home Aktuale TIKA dhuron material për qepjen e 25.000 maskave mbrojtëse shoqatës Vizioni për...

TIKA dhuron material për qepjen e 25.000 maskave mbrojtëse shoqatës Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

259
0
SHARE

Duke e pasur parasysh përhapjen e shpejtë të virusit korona në gjithë botën dhe duke u bazuar në Organizatën botërore të shëndetsisë, e cila ka vendosur masat që parandalojnë përhapjen e shpejt te Virusit Korona siç janë: distanca, pastërtia, përdorimi i dorezave dhe maskave mbrojtëse.

Gjithashtu duke e vërejtur mungesën e madhe të maskave mbrojtëse në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pas konsultimit me kursantet e kursit profesional të rrobaqepsisë të cilat kanë shpreh gadishmëri për qepjen e maskave në mënyr vullnetare dhe më pastaj për të i dhuruar falas për banorët e Luginës së Preshevës.

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim i’u ka drejtuar me projektin “Maska mbrojtese për Luginën e Preshevës“ ku nga TIKA kemi marrur përgjigje se projekti do të përkrahet.

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim e faleminderojmë
TIKA , Rep. e Turqisë e cila në këtë kohë të vështirë pandemije ka përkrah këtë projekt shumë të rëndësishem dhe të nevojshëm për banorët e Luginës së Preshevës.

25.0000 Maska mbrojtëse pasi të qepen do të shpërndahen falas çdo jave nga aktivistët e shoqatës deri tek qytetarët dhe në institucionet komunale të komunave Preshevë , Bujanoc dhe Medvegjë.