Home SPORT Tifozët e Barcës përqeshin Realin për fanellat e reja

Tifozët e Barcës përqeshin Realin për fanellat e reja

8
0
SHARE

Real Madridi të hënën lansoi veshjet e reja për ndeshjet miqësore, ndërsa ngjyra rozë është përqeshur nga tifozët e Barcelonës.

Në sezonet e fundit, Los Blancos kanë bartur fanella me ngjyra të ndryshme në ndeshjet si mysafirë duke përfshirë të gjelbra, të kuqe të kaltra dhe portokalli, por ngjyra ‘fuchsia’ (ngjyrë rozë që rrjedh nga një lule me të njëjtin emër) po përdoret për herë të parë në histori të klubit.

“Qëllimi i tyre është vetëm të fitojnë para. Është e shëmtuar dhe ata po e teprojnë me këtë ngjyrë”, ka thënë një nga udhëheqësit e tifozëve blaugranë.

“Nuk është mashkullore”, ka thënë një pronar lokali në Madrid.

Ndërkaq, ish-portieri madrilen, Paco Buyo, thotë se dizajni i ri do të bëhet mjaft i popullarizuar.

Duke bërë krahasimin me fanellat me ngjyrë të kuqe, ai ka thënë se edhe këto rozë do të shiten shumë. /Luginapress/

tifoz-euml-t-e-barc-euml-s-p-euml-rqeshin-realin-p-euml-r-fanellat-e-reja_hd