Perditesimet e fundit Prill 25th, 2018 11:23 AM
Dhj 11, 2017 Lugina Press Aktuale, LAJME, nga Vendi Komentet te Thirrje e tretë publike për realizimin e praktikës profesionale në vitin 2017-2018 Janë të Mbyllura
OMUNA E BUJANOCIT
Shpallë
THIRRJEN E TRETË PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PRAKTIKËS PROFESIONALE NË VITIN 2017 / 2018
I PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE
Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.
Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:
deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje të lartë apo superiore.
– 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.
Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Bujanocit:
1, I paguan punëdhënësit mjetet për pagesën e personave të angazhuar sipas shumës së përcaktuar mujore:
– 22.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje profesionale superior,
– 20.000,00 dinarë në shumën neto për personat me përgatitje të lartë profesionale,
– 18.000,00 dinarë në shumën neto për personat me shkollë të mesme.
2. I paguan mjetet punëdhënësit, i cili bënë përllogaritjen dhe pagesën e kontributeve në rast të lëndimit në punë dhe sëmundjeve profesionale në pajtim me ligjin dhe
3. I bartë shpenzimet e dhënies së provimit profesional – të praktikantit në lartësinë e ndihmës njëmujore financiare.
II KUSHTET DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PJESËMARRJE
Kushtet:
Të drejtën e pjesëmarrjes në Ftesën publike e kanë punëdhënësit nga Institucionet e Arsimit, Ndërmarrjeve Publike dhe Institucioneve Publike, ku themelues është Komuna e Bujanocit, nga organet shtetërore, si dhe punëdhënësit nga sektori i ekonomisë, me kusht që :
– që me rregull të paguajnë obligimet tatimore dhe kontributet për sigurim të obliguar pensional:
– që me ligj ose me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi si kusht për punë në punët e caktuara të jetë paraparë obligimi i mbajtjes së praktikës profesionale;
– te ketë kapacitete kadrovike dhe të tjera për aftësimin profesional të personave;
– të angazhoje personin e papunësuar i cili:
• ka arsim të mesëm, të lartë ose superior,
• që nuk ka përvojë pune në profesion ose nuk ka përvojë pune në cilësinë e praktikantit, të mjaftueshme për fitimin e kushtit për dhënien e provimit profesional, gjegjësisht të provimit të praktikantit;
• Që gjendet në evidencën e Shërbimit nacional për punësim, Ekspozitura në Bujanoc dhe për këtë t’ia dërgoj punëdhënësit çertifikatën.
Punëdhënësi i cili ka deri në 10 të punësuar ka të drejtë që në program t’i inkuadroj deri në dy persona të papunësuar, ndërsa punëdhënësi që i ka mbi 10 të punësuar ka të drejtë në inkuadrimin të numrit që nuk mund të jetë më i madhë se 20% i të punësuarve.
Dokumentacioni:
– kërkesa për pjesëmarrje në programin në ekstraktin e paraparë
– Fotokopjen e aktvendimit të organit kompetent mbi regjistrimin në regjistër, nëse aplikuesi i kërkesës nuk është i regjistruar në ARE;
– Ekstrakti nga akti mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve, në të cilin është paraparë obligimi i kryerjes së stazhit të praktikantit është si kusht për punë në punët e caktuara;
– Dëshmia mbi pagesën e tatimeve dhe kontributeve për sigurim të obligueshëm social të punësuarëve për muajin i cili i paraprinë muajit në të cilin është paraqitur kërkesa (kopja e ekstrakteve të verifikuara).
– Për punëdhënësit – shoqëritë ekonomike dhe ndërmarrësit, dëshminë që në marëdhënie të përhershme pune të kenë persona adekuat me përgatitje profesionale për aftësimin profesional të personave të papunësuar.
– Këshilli për punësim i Komunës së Bujanocit, është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e programit të praktikës profesionale i cili edhe e bie vendimin, e mbanë të drejtën të kërkojë edhe dëshmi të tjera që janë relevante për vendosje mbi kërkesën e paraqitur.
III SJELLJA E VENDIMIT
Në bazë të kërkesave të paraqitura të punëdhënësve, Këshilli nxjerr vendimin në afat prej 15 ditësh, nga data e mbylljes se thirrjes publike.
Vendimet e nxjerrura do të publikohen në faqen e Komunës së Bujanocit dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Bujanocit.
IV LIDHJA E KONTRATËS
Kryeshefi i Administratës komunale të Komunës së Bujanocit dhe Punëdhënësi lidhin kontratë, me të cilën definohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta, në afat prej 15 ditësh nga data e nxjerrjes së vendimit.
Pas lidhjes së kontratës në mes të Kryeshefit të Administratës komunale të Komunës së Bujanocit dhe Punëdhënësit, kryerjes së përzgjedhjes së kandidatëve në pajtim me kriteret e përcaktuara, Punëdhënësi është i obliguar të lidhë kontratë me personin në praktikën profesionale.
Pas kryerjes së përzgjedhjes nga ana e Këshillit për punësim të Komunës së Bujanocit, punëdhënësit në pajtim me kontratat e nënshkruara dhe me mjetet e lejuara, do t’i angazhojnë personat e papunësuar, sipas kushteve të parapara.
Personat paraqesin këto dëshmi para punëdhënësit:
– Dëshminë mbi shkallën e përgatitjes shkollore,
– Dëshmi se deri më tani nuk e kanë kryer praktikën profesionale dhe se nuk kanë punuar në profesionin gjegjës;
– Çertifikatën mbi shtetësinë jo më të vjetër se 6 muaj
– Çertifikatën nga libri amëz i të lindurve
– Dëshmi mbi vendbanimin se personat janë nga territori i Komunës së Bujanocit.
Data e fillimit të zbatimit të programit të praktikës profesionale duhet patjetër pas datës së nxjerrjes së vendimit mbi zbatimin e programit të praktikës profesionale.
V OBLIGIMET E PUNËDHËNËSIT
Punëdhënësi është i obliguar që:
• Të papunësuarin ta aftësoj për punë të pavarur në profesion, në pajtim me ligjin, gjegjësisht aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve;
• Të papunësuarin ta aftësoj profesionalisht më së paku sa zgjatë obligimi i kontraktuar;
• T’i lëshojë vërtetimin mbi kryerjen e stazhit të praktikantit, gjegjësisht të dhënies së provimit të praktikantit/ provimit profesional;
• T’i mundësoje Këshillit kontrollin e obligimeve të kontraktuara dhe
• Ta njoftojë Këshillin mbi të gjitha ndryshimet të cilat janë me rëndësi për realizimin e kontratës në afat prej 8 ditësh nga dita e shfaqjes së ndryshimit.
Në rast të ndërprerjes së aftësimit profesional të personave në afat prej 30 ditësh nga dita e fillimit të aftësimit profesional, punëdhënësi mund të bëjë zëvendësimin me të papunësuarin tjetër i cili i plotëson kushtet e nevojshme, për kohën e mbetur të definuar me kontratë.
VI INFORMACIONE TË TJERA
Kërkesa për pjesëmarrje në Programin e praktikës profesionale, i cili mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Bujanocit- Zyra për zhvillim ekonomik lokal ose në faqen e internetit www.bujanovac.rs me dokumentacionin përcjellës, i paraqitet Këshillit për punësim të komunës së Bujanocit, i cili është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e Programit të praktikës profesionale të Komunës së Bujanocit, në plikon e mbyllur me shenjën “Fletëparaqitje për pjesëmarrje në Programin praktikës profesionale.”
Informacionet mbi programin mund të merren në këta numra të telefonit: 654 517 dhe 654 607.
Thirrja publike është e hapur 15 ditë nga dita e publikimit në faqen zyrtare të Komunës së Bujanocit dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Bujanocit.
Thirrje e tretë publike për realizimin e praktikës profesionale në vitin 2017-2018
happy wheelsPri 25, 2018 Komentet te Rrugëtimi i Kf”Shkëndija” deri te titulli i kampionit(video) Janë të Mbyllura
Pri 25, 2018 Komentet te Gani Veseli deklarohet pas shkarkimit nga posti i drejtuesit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë Janë të Mbyllura
Pri 24, 2018 Komentet te Driton Salihu emërohet drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Janë të Mbyllura
Pri 25, 2018 Komentet te Rrugëtimi i Kf”Shkëndija” deri te titulli i kampionit(video) Janë të Mbyllura
Pri 25, 2018 Komentet te Gani Veseli deklarohet pas shkarkimit nga posti i drejtuesit të Shtëpisë së Kulturës në Preshevë Janë të Mbyllura
Pri 24, 2018 Komentet te Driton Salihu emërohet drejtor në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë Janë të Mbyllura
Shk 26, 2018 Komentet te A duhet të ndërmarrim diçka apo po vazhdojmë të kotemi ? Janë të Mbyllura
Shk 12, 2018 Komentet te Pse nuk do të duhej të shkëmbehen territoret e as popullata? Janë të Mbyllura
Pri 19, 2018 Komentet te Preshevarja, për 20 vjet shofere e autobusit në Zvicër Janë të Mbyllura
Jan 06, 2018 Komentet te Valton Jakupi: Arti është pasuria më e madhe e regjisorit Janë të Mbyllura
Dhj 15, 2017 Komentet te Esra Aqifi: Profesioni dhe pasioni im kanë një lidhje të ngushtë Janë të Mbyllura
Nën 15, 2017 Komentet te Suzana Jakupi: „Institucionet e shteteve amë, duhet të meren më shumë me mërgatën“ Janë të Mbyllura