Home Aktuale Thaçi zgjeron praninë në rrjetet sociale

Thaçi zgjeron praninë në rrjetet sociale

133
0
SHARE

Rrjetet sociale janë bërë shumë të rëndësishme për kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi. Përveç se është shumë aktiv në rrjetin social facebook, duke ndarë çdo gjë me shokët e tij, kryeministri sot ka lansuar edhe diçka tjetër.
Platformë digjitale për vullnetarët e PDK-së, është më e reja që vjen nga kryeministri, i cili sot e ka lansuar para 1200 të rinjve.

“Ekipi i ri, qëllimi i ri, misioni i ri. Të gjithë dashamirët dhe votuesit tonë, regjistrohuni në www.misioniri.net për të ndihmuar realizimin e misionit tonë të përbashkët!”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social facebook.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje që të gjithë të rinjtë të anëtarësohen dhe ta ndajnë me të tjerët.

Madje këtë ai u ka kërkuar edhe në gjuhën angleze.

“Share if you care”, që në shqip i bien ‘Ndaje nëse ta ndien’.

Ndërsa në këtë link secili që hynë brenda, do të mirëpritet me një mbishkrim ‘Behu pjesë e Misionit të Ri, ndërto të ardhmen e Kosovës’.