Home Aktuale Thaçi viziton Ali Ahmetin e aksidentuar

Thaçi viziton Ali Ahmetin e aksidentuar

156
0
SHARE

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vizituar politikanin shqiptar të Maqedonisë, Ali Ahmetin, i cili dje pësoi një aksident trafiku.

Ishte vetë Ali Ahmeti ai që përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vizituar nga Thaçi.

Lexojeni postimin e Ahmetit në Facebook:

“Sot prita edhe bashkëveprimtarin nga kohërat e hershme dhe bashkëluftëtarin, z. Hashim Thaçi, Zv. Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës.

Duke falëminderuar Hashimin për vizitën, shpreh mirënjohje edhe për të gjithë miqtë dhe dashamirët që shprehën shqetësim për shëndetin tonë dhe ju njohtoj që unë dhe vozitësi jemi mirë dhe njëkohësisht falëminderoj edhe stafin e shkëlqyer të Qendrës Klinike të spitalit të Tetovës për kujdesin” (sic), ka shkruar Ahmeti.