Home Nga Rajoni Thaçi takon Erdoganin: Kushte sa më tërheqëse për biznesin turk

Thaçi takon Erdoganin: Kushte sa më tërheqëse për biznesin turk

6
0
SHARE

Në vazhdim të vizitës në Turqi, zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi ka takuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Lexojeni postimin e plotë të Thaçit në Facebook:

Dita e parë e vizitës sime në Turqi sapo u mbyll me një takim të ngrohtë me presidentin Rexhep Erdogan, i cili është njëri prej miqve më të mëdhenj të Kosovës.

Më uroi për festën e pavarësisë dhe më përgëzoi për progresin e Kosovës në këto shtatë vite. Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë procesit të njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare duke konfirmuar se Turqia do të vazhdojë të luaj një rol aktiv në këto përpjekje.

Në bisedë u ndalëm tek investimet turke në Kosovë ku z. Erdogan tha që ai do të nxis që volumi i investimeve dhe tregtisë të shtohet. Ndërkohë i theksova se diplomacinë ekonomike e kam prioritet, se biznesmenët turq janë të mirëpritur në vendin tonë dhe se unë personalisht do te angazhohem që të krijohen kushte sa më tërheqëse për biznesin. HTH