Home Aktuale Thaçi, për ngushëllime në Arabi

Thaçi, për ngushëllime në Arabi

182
0
SHARE

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes rrjetit Facebook njofton se sot do të niset për në Arabinë Saudite.

Sipas tij, në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës do t’ia shpreh ngushëllimet familjes Feisal dhe popullit saudit, me rastin e vdekjes së Mbretit Abdullah.

“Mbretëria Saudite dhe vetë mbreti i ndjerë ishin përkrahës të mëdhenj të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Bota arabe humbi një lider të madh me vdekjen e tij”, ka shkruar Thaçi.