Home Aktuale Thaçi për bisedimet në Bruksel: Rraskapitëse

Thaçi për bisedimet në Bruksel: Rraskapitëse

114
0
SHARE
Zëvendëskryeministri dhe shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, ka thënë se raundi i sotëm i bisedimeve në Bruksel ishte i rëndë, por i suksesshëm për delegacionin kosovar.

“Ishte një ditë definitivisht e suksesshme për delegacionin kosovar që merrte pjesë në raundin e fundit të bisedimeve në Bruksel. Agjenda ishte e rëndë, pasi në rend ishin shumë tema, secila me peshë të madhe. Bisedimet ishin të gjata, të rënda, rraskapitëse”, ka thënë Thaçi.

Për Indeksonline ai ka thënë se marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimit të automjeteve është e rëndësishme në disa nivele.

“Ajo do t’i hap rrugë pranimit të Kosovës edhe në ‘Kartonin e Gjelbër’ që pritet të bëhet në muajt e ardhshëm”, ka thënë Thaçi.