Home Aktuale Thaçi: Jam rritur me ëndrrën për bashkim me Shqipërinë, bashkimi ndodhë në...

Thaçi: Jam rritur me ëndrrën për bashkim me Shqipërinë, bashkimi ndodhë në BE, jam shqiptar i Kosovës (Video)

132
0
SHARE

Kryeministri Hashim Thaçi në një debat të gjatë në emisionin “Opionin”, foli për çështje të ndryshme që prej themelimit të UÇK’së e deri sot. Thotë se ishte ushtar i UÇK’së që prej themelimit të saj e deri të shndërrimi në FSK. Thotë se është shqiptar i Kosovës.

“Jam rritur me ëndrrën për bashkim me Shqipërinë dhe i besoj bashkimit të Kosovës me Shqipërinë në familjen europiane. Ky është standardi dhe vlera jonë.

Aq sa jemi shqiptarë në Prishtinë, aq jemi edhe në Tiranë, Tetovë. Jemi shtetas të Kosovës, unë jam shqiptar i Kosovës. Jam kryeministër i shtetit të Kosovës, por jam shqiptar i Kosovës.

Thaçi: Krahasimi i Krimesë me Kosovën, i paqëndrueshëm

Krahasimi Kosovë-Krime është krejtësisht i paqendrueshëm. Pavarësia e Kosovës është rezultat i një gjenocidi që është kryer në Kosovë dhe i një përpjekje për liri dhe pavarësi

.Thaçi për luftën e UÇK-së

“UÇK nuk ka dështuar sepse ajo ishte vet populli. UÇK ka zhvilluar luftë mbrojtëse, çlirimtare, kemi respektuar të gjitha parimet dhe standardet ndërkombëtare, sikur të mos i respektonim ato, kurrë SHBA’të, BE dhe NATO nuk do të na kishte përkrahur. UÇK në asnjë rrethanë nuk ka kryer krime. Ka zhvilluar luftë kundër ushtrisë dhe policisë serbe. UÇK ka qenë e organizuar në rrethanat si ka mundur të ekzistojë. Mund të them se cdo shtet duhet të ndihet mirë sepse kjo lëvizje bëri që NATO të bombardojë Serbinë. Kjo lëvizje, bëri që të bashkohen të gjithë në betejën kundër Serbisë, për Kosovën e lirë”, tha ai.

Thaçi, i pyetur për humbjen e zgjedhjeve menjëherë pas luftës, thotë se fitorja më e madhe ishte ajo me UÇK’në, pasiqë thotë se ajo ishte një fitore më shumë se politike.

“Fitorja e UÇK-së ishte më shumë se politike”, thotë ai.

“E kam vu standardin e respektimit të votës së lirë të qytetarëve, doli rezultati si doli, u zhvillua pluralizmi politik”, ka thënë ai.

Thaçi: Në Rambuje kishte njerëz të gatshëm të nënshkruanin njëfarë lloj autonomie 

“Ka pasur individ që në ditën e dytë a të tretë në Rambuje kanë qenë të gatshëm të nënshkruajnë një farë lloj autonomie. Por mund të them se pas shumë ditësh dhe përmirësimesh në vazhdimësi, kemi arritur atë që kërkonim”, ka thënë ai duke shtuar se në dokumentin e parë të paraqitur në Rambuje nuk përmbusheshin kërkesat e popullit



Thaçi: Nga dita e parë e themelimit të UÇK-së deri te transformimi i saj në TMK, unë kam luftuar kundër Serbisë

Thaçi flet edhe për pjesëmarrjen e tij në luftë, në aspektin operativ, duke thënë se ka qenë përkrah bashkëluftëtarëve të tij.

“Ushtri terroriste ka qenë ajo e Sllobodan Milloshevicit, ne kemi qenë çlirimtarë. Unë kam zhvilluar luftën si ushtar i UÇK’së, aty ku e ka kërkuar nevoja, bashkëluftëtarët e mi i njohin ku kam marrë pjesë. Nga dita e parë e themelimit të UÇK-së deri te transformimi i saj në TMK, unë kam luftuar kundër Serbisë”, ka thënë ai.

Thaçi by GazetaExpressTV
Thaçi thotë se mosdërgimi i trupave tokësore të NATO’s në Kosovë në fillim, shkaktoi frikë te ai dhe bashkëpunëtorët

“E vlerësoj kontributin e secilit, ai që tenton të mohojë kontributin e njëri-tjetrin, e mohon veteveten”, tha Thaçi kur u pyet për kontributin e ish presidentit Rugova
10150945-10203407456848129-1436849836-n
“Rezistenca e armatosur ka filluar në vjeshtën e vitit 1992, ka qenë e planifikuar.Kur NATO ka bombarduar, kam qenë duke kaluar kufirin nga Shqipëria në Maqedoni drejt Kosovës bashkë me Çekun dhe bashkëpunëtorë të tjerë. Largimi i një milion shqiptarëve nga Kosova, ka shkaktuar dyshime, kam insistuar edhe tek SHBA’të, që koha nuk pret, ç’është ky hezitim për ti futur forcat tokësore”, ka thënë ai.

Thaci- pjesa 1 by GazetaExpressTV
Thaçi: E fituam luftën edhe pse pakkush e besonte

Kryeministri Hashim Thaçi thotë se fitorja e luftës është realizuar edhe pse pak kush e ka besuar. Ai thotë se të gjithë qytetarët e Kosovës, kontribuan në lirinë e Kosovës.

“Fitorja e luftës dhe bërja e Kosovës së pavarur është përcjellur me shumë sfida. Fitoren e luftës, e kemi realizuar edhe pse pak njerëz kanë besuar se mund të realizohet. Dukej e pabesueshme por logjika e drejtë ka qenë se po mund të fitonim. Qëllimi dhe vullneti edhe vizioni ka qenë i të gjithë qytetarëve. Për mua, të gjithë qytetarët kanë kontribuar për lirinë e Kosovës”, ka thënë kryeministri në emisionin “Opinion”.
10151654-10203407456808128-1497130141-n