Home Aktuale Thaçi: Bill Clinton, pjesë e planifikimit të fondit investiv

Thaçi: Bill Clinton, pjesë e planifikimit të fondit investiv

11
0
SHARE

Kryeministri Hashim Thaçi ka kërkuar nga ish presidenti i SHBA-së, Bill Clinton që të jetë pjesë e planifikimit për themelimin e Fondit Investiv. Thaçi në Facebook, ka shkruar se rrjeti dhe eksperienca e presidentit Clinton do të jenë resurs i mrekullueshëm për funksionalizimin e këtij fondi.

“Kam biseduar me Presidentin Clinton për themelimin e Fondit Investiv për zhvillim të ekonomisë kosovare, ndërmarrësish dhe krijimin e vendeve të punës. Presidenti Clinton, mik i përjetshëm i Kosovës, shprehu gatishmëri të bëhet pjesë e planifikimit për këtë fond zhvillimor, i cili synon t’i riatdheson një pjesë prej 1 miliard euro që Kosova i ka në bankat perëndimore prej privatizimit dhe burimeve tjera. Rrjeti dhe eksperienca e Presidentit Clinton do të jenë resurs i mrekullueshëm për funksionalizimin e këtij fondi. Jemi duke përfshirë edhe ekspertë tjerë eminentë në krijimin e këtij gjeneratori të ardhshëm të zhvillimit ekonomik”, ka shkruar kryeministri Thaçi në rrjetin social Facebook.

LEAVE A REPLY