Home SPORT Tevez-Llorente, dyshja që i ka ndryshuar fytyrën Juves

Tevez-Llorente, dyshja që i ka ndryshuar fytyrën Juves

35
0
SHARE

Një ndeshje si ajo ndaj Milanit, Juventusi i një i viti më parë me shumë mundësi do ta kishte humbur ose maksimumi do ta kishte barazuar. Megjithatë Juvja e këtij sezoni falë dyshes Llorente-Tevez e fitoi atë dhe e zgjeroi në 11 pikë diferencën me Romën e vendit të dytë. Pra është pikërisht kjo dyshe ajo që po bën diferencën në këtë sezon të bardhezinjëve. Me nga një gol për kokë në “San Siro”, Tevez e Llorente kapën së bashku shifrën e 26 golave të shënuar në Serinë A, duke lënë pas dyshen e Torinos, Cerci-Immobile me 24 finalizime. Pra me pak fjalë një çift i tillë ishte ajo ç’ka i duhej Juventusit pas dy kampionateve të fituara, për të triumfuar sërish. Në krahasim me sezonin e shkuar mbrojtja dhe mesfusha e bardhezinjëve ka mbajtur të njëjtin nivel ndërsa sulmi është ai që ka bërë hapin cilësor.

“Apashi” Tevez me 15 golat e tij ka marrë dhe kryesimin e golashënuesve të Serisë A, duke lënë pas Giuseppe Rossin, ndërsa spanjolli Llorente pas një sezoni ku ngrohu stolin e rezervave te Athletic Bilbao ka kapur kuotën e 11 golave. Numra këtë që bëjnë diferencën në lidhje me sezonin e kaluar ku golashënuesit më të mirë të Juves, ishin Vidal e Vucinic me nga 10 gola të shënuar gjatë gjithë kampionatit. Pra siç shihet Tevez e Llorente kanë bërë shumë më mirë kur duhen akoma edhe 12 ndeshje që të mbyllet sezoni. Nëse Juventus këtë vit fiton për të tretën herë rradhazi Serinë A, meritën më të madhe do ta ketë padyshim dyshja e sulmit Llorente-Tevez.

LEAVE A REPLY