Home MAGAZINA Teuta hesht spekulimet, e puth Bleron (Foto)

Teuta hesht spekulimet, e puth Bleron (Foto)

49
0
SHARE

Aktorja e njohur shqiptare, Teuta Krasniqi dhe bashkëshorti i saj, Blero, duket se janë shumë të lumtur. Ata kanë dalë me një fotografi për herë të parë pas spekulimeve për ndarjen e tyre.

Kohë më parë në mediat shqiptare qarkulluan spekulime se çifti ndoshta i vetëm i qëndrueshëm i estradës ka pësuar çarje.

Ata mohuan të ketë ndodhur ndonjë gjë mes tyre duke thënë se jetojnë bashkë me Tarën dhe se ka “procedura administrative” të cilat vetëm sa i vazhduan spekulimet për relacionin e çiftit, duke marrë parasysh se ata as edhe foto bashkë nuk publikuan.

Tani si duket mediat shqiptare dhe spekulimet që janë ngritur për Bleron dhe Teutën nuk do të qarkullojnë më.

Eshtë krijuesi i hiteve “La Vida Loca” dhe “Nuk më deshte” ai që publikoi një fotografi në Instagram, ku shihet Teuta duke e puthur.

“Dita e lockave të mia”, është përshkrimi i Bleros në këtë fotografi.

Ndryshe Teuta së shpejti do të publikojë projektin e saj më të ri filmik të xhiruar në disa vende të botës, teksa Blero po ashtu pritet të godasë skenën e muzikës shqiptare me dy projekte.