Një maturant i Gjimnazit ka humbur jetën dhe katër janë të lënduar rëndë pas një aksidenti që ndodhi herët në mëngjes në orën 6.30 minuta në hyrje të Tetovës afër restorantit EMKA.
E.Ceka nga Tearca ka humbur jetën, ndërsa vajza B.I është dërguar në Spitalin Klinik në Shkup, të lënduar janë A.R, L.K, S.J që gjenden në spitalin klinik në Tetovë, thonë për TetovaSot nga Spitali i Tetovës
Sipas dëshmitarëve vetura është rrotulluar, por ende nuk dihen arsyet se si ka ndodhur.
Ekipet hetuese dhe policia e Tetovës janë në vendin e ngjarjes. (INA)