Home Aktuale Tetova pret gazetarët sportivë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës

Tetova pret gazetarët sportivë nga Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës

568
0
SHARE

Me datën 9 dhe 10 maj Tetova do të jetë nikoqire ei grupit të gazetarëve të sportit nga Tirana, Prishtina dhe Lugina e Preshevës, ndërsa të njëjtit do të shoqërohen nga gazetarët e sportit në Tetovë.
Gjatë qëndrimit në Tetovë grupi i gazetarëve nga Tirana, Prishtina dhe Lugina e Preshevës do të priten nga kreu i komunës së Tetovës, zonja Teuta Arifi, por do të ketë edhe aktivitete tjera, ndërsa gjatë ditë do të zhvillohet edhe një turnir i futbollit të vogël me gazetarët e sportit me moton “Tetova 2014” ku do të marinë pjesë katër ekipe:
Ekipi i gazetarëve nga Tirana do të drejtohet nga Dëfrim Methasani, ekipi i gazetarëve nga Prishtina i përbërë nga RTK-RADIO KOSOVA do të drejtohen nga Gani Kosumi dhe Avni Shabani, ekipi Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe gazetarët nga Lugina e Preshevës, si dhe ekipi kombinuar i UEJL-së me gazetarët nga Tetova.
Turniri me gazetarët e sportit “Tetova ’2014” do të fillon në orën 17:00 në Qendrën Sportive “FIBB Sport” në fshatin Çellopek.

Në orën 17:00 takohen: Ekipi i kombinuar i UEJL-së me gazetarët nga Tetova – Ekipi i gazetarëve nga Prishtina i përbërë nga RTK-RADIO KOSOVANë orën 17:40 takohen: Ekipi i gazetarëve nga Tirana – Ekipi USHT dhe gazetarët nga Lugina e Preshevës dhe Bujanocit. 

Dy ekipet fituese do të luajnë në finale në orën 18:20.
Në realizimin kësaj vizite të grupeve të gazetarëve sportiv nga Tirana, Prishtina dhe Lugina e Preshevës kanë ndihmuar dy universitetet USHT dhe UEJL, Qendra Sportive FIBB Sport në Çellopek, Restorant “Iliria” Tetovë, Restorant “ARRA”, Restorant M-House Tetovë, nënkryetari FFM-së, Foto Studio “SAITI”, ndërsa sponsor mediatik janë TV Art, Yllpress dhe Gazeta Lajm./LUGINAPRESS.