Home Aktuale Tërnocasit të dielën do të votojnë për anëtarët e rinjë të...

Tërnocasit të dielën do të votojnë për anëtarët e rinjë të Bashkësisë Lokale

84
0
SHARE

Në fshatin Tërnoc të komunës së Bujanocit gjatë ditës së sotme janë propozuar  anëtarët  e Bashkësisë  lokale të këtij fshati të cilët do të jenë në listën zgjedhore të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 mars ditën e diel të këtij viti.

Tubimin e sotëm me qytetarët e Tërnocit e hapi kryetari i gjertanishëm i Bashësisë Lokale të Tërnocit Agim Haliti i cili me këtë rast përshëndeti të pranishmit dhe i uroi punë të mbarë dhe suksese kryetarit të ardhshëm të kësaj bashkësie lokale me ekipin e tij.

Ndërkohë kontabilisti i BL-së të Tërnocit Veli Idrizi elaboroi raportin financiar për katër vitet e kaluara.

Ndërkaq në tubim janë propozuar anëtarët e Bashkësisë  Lokale të këtij fshatit Tërnoc të  cilët do të jenë në listën zgjedhore të zgjedhjeve që do të mbahen më 25 mars ditën e diel të këtij viti.

Me këtë rast janë propouzuar 39 anëtarë duke përshirë të gjitha lagjet e Tërnocit.

 

Ndërkaq qytetarët të cilët do të dalin të votojnë të dielën nga 39 anëtarë të propozuar duhet të rrumbullakësojnë 19 prej tyre.

Ndërkohë 19 anëarët të cuilët do të votohen në listë zgjedhin organet e reja të Bashkësisë Lokale të Tërnocit.

 

Zgjedhjet e reja nëpër bashkëisë lokale kanë ardhur me vendim të Kuvendit Komunal të Bujanocit./Lugina Press/