Home Aktuale Tërnocasi gjendet i vdekur në banjon e Hotelit në Gjilan

Tërnocasi gjendet i vdekur në banjon e Hotelit në Gjilan

101
0
SHARE

Nga një punëtori i hotelit ,,Kristal“ ne Gjilan  sot në mëngjes është gjetur në banjon e hotelit një person i shtrirë dhe menjëherë është lajmëruar policia. Me të pranuar informatën për rastin njësitet e hetimeve Rajonale kanë njoftuar organet e Prokurorisë dhe menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan

“Së bashku me krim-teknikën në lokacionin e hotel ,,Kristalit” në bodrum në tualet është gjetur i shtrirë viktima dhe afër trupit të tij janë gjetur disa gjësende si: dëshmi që dyshohet të jenë substanca narkotike”, ka thënë Hashani.

3

Sipas tij, në rrobat e tani të ndjerit është gjetur letërnjoftimi që dokumentohet se ishte shqiptar B. B. (1975) nga fshati Tërnovc i Madh, shtetas i R. Serbisë.

“Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i pajetë të dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion të cilët në ora 09:30 kanë arritur në vendin e ngjarjes të njëjtit trupin e pajetë e kanë marrë dhe e kanë dërguar në IML me qëllim të konstatimit të shkakut dhe kohës së vdekjes”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

 

Hetime lidhur me rastin janë në vazhdim. /Lugina Press-2L ONLINE/