Home Aktuale Tërnocasi Burhan Avdili shpallet kampion Evrope në kik-boks në Gjermani

Tërnocasi Burhan Avdili shpallet kampion Evrope në kik-boks në Gjermani

164
0
SHARE

Një tjetër sportist shqiptar po shkëlqen në diasporë. Është ky kiboksieri, Burhan Avdili nga Tërnoci i  Bujanocit, i cili është lindur në Gjermani, raporton korespodenti i Lugina Press nga diaspora.

Në sallën Gladiator të Kik-Boksit në Munchen të  Gjermanisë,  tërnocasi Burhan Avdili mori titullin Kampion i Europës. Tërnocasi 19 vjeçar Burhan Avdili në mesin e shum  sportistëve mori titullin Kampion  i Europes në  versionin WKU deri në 79 kg në  Kik-Boks.

Fedarata e Kik-Boksit në  Munchen  shpalli Kampion  shqiptarin Burhan Avdili pas disa luftërave shumë  të mundishme në ring. Shqiptaret shume e më shume po korrin suksese në arenën ndërkombëtare që njëherit janë edhe ambassador të kombit tonë. Në këtë federat më pare kanë boksuar  edhe shum emra të njohur të Kik-Boksit si Dardan Morina, Besim Kabashi, Albert Kryeziu etj. Po kësaj liste tashmë  iu shtua edhe një Kampion nga Ternoci Burhan Avdili./V.J-Lugina Press/