Home Aktuale Tërnoc: Shënohet dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”

Tërnoc: Shënohet dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu”

281
0
SHARE

Në Tërnoc të Bujanocit është shënuar sot dita e shkollës fillore ”Muharrem Kadriu”.

Fillimisht u vënë  kurora lulesh  pranë varrit e më pas   laipadrit  të Muharrem Kadriut.Ndërkohë është zhvilluar ndeshje futbollistike në mes nxënësve të kësaj shkolle dhe atyre të shkollës fillore”Ali Bektashi” nga Neslca.

E programi për shënimin e ditës së shkollës nisi, me himnin kombëtare dhe atë të shkollës.

Të pranishëm në këtë manifestim  ishin nxënës, mësimdhënës ,  prindër , ish arsimtarë të kësaj shkolle, dhe përfaqësues të pushtetit lokal të Komunës së Bujanocit ata të KKSH-së dhe djali i  i Muharrem Kadriut , Hedvig  Kadriu me familje.

Me këtë rast para të pranishmëve  drejtori i  kësaj shkolle Naser Zairi   theksoi se  shkolla jonë mbanë emrin Muharrem Kadriu, emër të cilën e mban me nderë dhe krenari.

“Nëntori në historinë shqiptare njihet si nëntor I gjakut dhe I lirisë,andaj pa një sakrificë të tillë,vështirë se do të ishim këtu,ku jemi sot. Pra,një kontribut të veçantë në këtë drejtim,padyshim se e ka dhënë,figura më markante e kësaj treve Muharrem Kadriu. Itinerari I rrugëtimit të Muharrem Kadriut nuk ishte I shtruar me lule dhe kalldërm,por ishte një rrugë me plot therra,ku gjembat mbi të cilët duhej të ecte,ishte I vështirë,e të vështirë e bënte koha në të cilën jetonte dhe vepronte.Muharrem Kadriu qëndroi I paluhatur në këtë rrugëtim,andaj jetën e tij e vuri në shërbim të popullit theksoi mes tjerash Naser Zairi.

Të pranishmit i përshëndeti dhe Hedvig Kadriu djali i Muharrem Kadriut.

E Ragmi Mustafa kryetar i KKSH-së në fjalimin e tij kujtoi mungesën e e teksteve mësimore kur edhe ai ishte nxënës i po kësaj shkolle.

“Sot është dita e shkollës fillore “Muharrem Kadriu” Tërnoc. Dita kur kujtojmë përkushtimin dhe sakrificën e gjitha atyre që kontribuan në hapjen e zhvillimin e mësimnxënjes në këtë fshat.

Që kur isha në bankat e kësaj shkolle, ndër të tjera, kujtoj mungesën e teksteve mësimore.

Mos lejimi teksteve mësimore nuk është qëllimi përfundimtar. Mos nxënia e dijes po. Por, përkushtimi i mësimdhënësve dhe veteranëve të arsimit të kësaj shkolle ka triumfuar.

Ashtu do të triumfojmë edhe në realizimin e objektivave të përbashkëta për arsimin. Andaj, urime dita e shkollës. Urime nxënës e mësimdhënës” u shpreh Mustafa.

Ndërkaq shënimin e ditës së shkollës e zbukuroi programi me këngë, valle e recitime nga nxënësit e kësaj shkolle.

Vlenë të theksohet se ndër të tjera me mirënjohje u nderua mësueseja Emine Jakupi për përvojën e saj 40 vjeçare.

Me këtë rast janë shëprblyer dhe punëtorët me nga 10 vjet përvoj pune me 30 dhe 35 vjet përvoj pune./Lugina Press/