Home Aktuale Tërnoc: Mes emocionesh dhe lotëve përcillet për në pension doktoresha Mediha Zahiri...

Tërnoc: Mes emocionesh dhe lotëve përcillet për në pension doktoresha Mediha Zahiri (video)

576
0
SHARE

Nga stacioni shëndetësorë në Tërnoc,  mënyrë solemne  nga kolektivi përcillet për në pension dokoresha Mediha Zahiri .

Në mes emocioneve të shumta dhe lotëve sot është përcjellur për në pension dokoresha Mediha Zahiri.

Doktoresha,  Mediha Zahiri më se 3 dekada në mënyrë sistematike,  dhe të palodhshme ka kontribuar në shëndetësi.

Mediha Zahiri është nga Tërnoci i madh komuna e Bujanocit por e martuar në Gjilan. Ajo për 15 vite rradhazi ka punuar si pediatre  në stacionin e shëndetësorë në Tërnoc, duke shërbyer me sjelle të shkëlqyer si  ndaj fëmijëve por  edhe ndaj prindërve të tyre.

“Me shum dëshirë e vullnet  kam punuar për fëmijët e vendit tim, e kam  dhënë maksimumin”,  është shprehur doktoresha Mediha.

Mes tjerash ajo thotë se me ardhjen time për t’i shërbyer Tërnocit e kam çuar në vend emanetin e babit tim që ma ka lënë pasi kam bërë specializmin.

Ndërkoh edhe kolegët e punës në stacionin shëndetësorë  në Tërnoc, sot kanë përkujtuar kontributin, sjelljet e dokotreshës Mediha.

Ata sot me vet kontributin e tyre kanë organizuar që në mnyrë solemne të përcjellin për në pension kolegen e tyre. Ishte moment mes emocionesh dhe lotësh gjatë përshëndetjes së tyre.

Me këtë rast emocionet  e tyre  ata i kanë  shprehur edhe me anë të një postimi në facebook.

“Pas 30 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në shëndetesi, Doktoresha Mediha Zahiri i dha fund karrierës së saj. Të Merkuren, ajo mbushi 65 vjet, e la kolektivin dhe u pensionua , të gjithë kolegë e stacionit shëndetësor, në një manifestim të organizuar me këtë rast, i dhanë Doktoreshës Mediha lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë punës në shëndetësi.

‘Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e Doktoreshës që cilët japin maksimumin dhe çdo gjë nga vetja nuk mjaftojnë as letrat as orë të tëra. Mirëpo sot do të të japim një pasqyrë të punës shëndetësore, të kaluarën dhe përvojën e Doktoreshës Mediha në punën Shëndetësore. Gjatë karrierës së saj, Doktoresha Mediha nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe kujdesur për Shëndetin e Femijëve te Fshatit Ternoc, prandaj për këtë gjë mori shumë lavdata e mirënjohje ,rrespekt nga kolektivi. Pra, sot me rastin e pensionimit, ne kolegët e Stacionit Shëndetësor i urojmë koleges sonë shëndet të mirë dhe pensionim të rehatshëm.” thuhet në shkrimin e postuar në facebook të dr Vehbi Salihut.

Ndërkaq me daljen në pension të pediatres  Dr.Mediha Zahiri Tërnocasit mbetet të nevojshën për një pediatër në stacionin shëndetësorë të  këtij fshati. Ndërkoh mbetet të shihet se a do të zëvendësohet vendi i saj apo Ternocasit të bredhin në shtëpinë e shëndetiit në Bujanoc për kontrollimin e fëmijëve të tyre. Por duke patur parasysh situatën poltike dhe diskriminimin e vazhdueshëm ndaj shqiptarëve  , elita politike shqiptare në krye me pushtetin lokal duhet të bëjnë të pamudurën që ky vend të mos shuhet,  në mënyrë që Tërnoci të ketë pediatrin në stacionib e tyre shëndetësor./Lugina Press/

[youtube url=” https://www.youtube.com/watch?v=IgiwVhjBNvk&feature=youtu.be ” width=”560″ height=”315″]