Home Aktuale Tërnava të kthehet nga Tirana e jo Sarajeva

Tërnava të kthehet nga Tirana e jo Sarajeva

261
0
SHARE

 Reagon Nexhmedin Saqipi

 Pas inaugurimit të Myftiut të Meshihatit të Serbisë në Novi Pazar, në të cilin solemnitet merrte pjesë edhe Myftiu Naim Tërnava nga Kosova, nxiti reagimin e homologut të tij Nexhmedin Saqipi, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Nexhmedin Saqipi e porositë Myftiun Tërnava, që të kthehet nga Tirana, të  bashkëpunoj me  Bashkësitë  Islame Shqiptare, në mënyrë që të krijoj një Union bashkësishë shqiptare, e jo të veprojë të kundërtën, duke i përçarë ata në shumë organizime fetare. Ne e kuptojmë  se  Tërnava  Bashkësinë Islame të Kosovës e ka  bërë pa identitet  dhe dinjitet dhe çdo ditë po e humb kontrollin ndaj saj. Po ja bëj me dije Tërnavës se  Kibla e shqiptarëve është  Tirana e jo nga Sarajeva.

 “As  Dudiqi e as Zurkoliqi, nuk ia zgjedhin problemet  dhe përgjegjësitë, që ai vetë  i ka krijuar. Po, ia kujtojmë Tërnavës se në vitin 1992, ishin po këta njerëz, të cilët për herë  të parë e ndanë Bashkësinë Islame  të Sanxhakut nga Kosova,  si dhe Ish Reisi Ceriq, i cili me “puç” arriti ta dëboj përfaqësuesin e shqiptarëve Jakup ef.Selimovski,  nga Qendra e Riasetit e cila ishte në Sarajeve. Po, shihet qartë se në çfarë pozite e ka sjell BIK –un  Tërnava, i cili po kërkon ndihmë, që të legjitimohet nga Duduqi  dhe pioni  i Ceriqit, ndërsa me shqiptarë as që po i  intereson të shtrij dorën e pajtimit, kjo është mentaliteti  i mendësisë Mubarakiane, thuhet mes tjerash në reagimin e Nexhmedin Saqipit, kryetar i Bashkësisë Islame për Preshevë Bujanoc dhe Medvegjë dhe  Bujanoc./JehonaISLAME/

 

LEAVE A REPLY