Home Aktuale Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me...

Ternava: Çdo shqiptar i Lugines që jeton në Kosovë të pajiset me pasaportë

175
0
SHARE

z.Ternava, ne jemi një medium nga Lugina dhe atje publiku jonë, nuk është se të njeh shumë mirë, na thuaj dy tre fjalë për veten tuaj?

Kam lindur në Fushë Kosovë. Kam qenë ushtar i UÇK-së. Jam kryetar i Degës së PDK-së në Fushë Kosovë dhe kandidat për deputet. Kam punuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku kemi bërë punë të vlefshme dhe kam qenë në disa vende të Europës me projektin Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Si drejtor në Infrakos, përveç tjerash, kam merita sepse kam liruar pronat përgjatë hekurudhës në Prizren. Një proces i ndërlikuar, por i realizuar me sukses.

Ju kandidoni për herë të parë në këto zgjedhje?

Po kandidoj për herë të parë

Cila është pika juaj me e fort në këto zgjedhje?

Janë objektivat e mia të qarta për qytetarët.Besoj vullneti për t’i ndryshuar gjërat, për të mundësuar një jetë më të mirë për qytetarët, për të bërë më shumë për vendin.

Me informacionet që kemi deri tani, fushata juaj ka qenë korrekte dhe fer, çfarë të bene kaq energjik dhe të palodhur?

Sepse unë garoj siç thash me objektiva të qarta, sepse jam këmbëngulës në realizimin e projekteve dhe se gjërat do t’i ndryshojmë bashkë me njerëzit e këtij vendi, sepse zëri i tyre do të dëgjohet në Kuvend.

Pse populli duhet ta votoj Rrahim Ternaven për garën në parlamentin e Kosovës?

Unë do të jem vazhdimisht në komunikim me të gjithë. Çdo kërkesë e tyre do të adresohet në Kuvend.Së pari për rritjen e punësimit, për mbështetjen e ekonomive familjare, për turizmin nga i cili mund të gjenerohen vende pune, për ambient të pastër dhe projektet për mbështetjen e rinisë

Dimë që në fushë Kosovë, aty dhe ku garoni ju, ka shumë shqiptarë të Lugines që jetojnë, çfarë u premton atyre?.

Po është e vërtet që numër i madh i qytëtarëve të Luginës jeton në Fushë Kosovë, një numër i tyre i është bashkuar projektit të Dekadës së Re dhe jam shumë i lumtur për këtë.Premtoj që intenzivisht do merrem me problemet e tyre në të ardhmen!

Ke pasur kontakte me ata dhe cfare ankesash kanë?

Sigurisht, ne takohemi me ta në baza ditore, bisedojmë për problemet që i preukupojnë si:  paisja me dokumente të Republikës së Kosovës, pasivizimi i adresave të vendbanimeve nga ana e Serbisë, papunësia janë vetëm disa nga preukupimet e tyre.

Do premtoni se do bëni te pamundurën që çdo shqiptar i Lugines të pajisjet me pasaportë të shtetit të Kosovë?

Është e natyrshme që qytetarët e Medvegjës, Bujanocit e Preshevës të kenë shtetësinë e Kosovës

Kishte me qene me e drejt që në listën e partive politike të përfshihenin kandidatë edhe nga Lugina e Preshevës por që jetojnë në Kosovë?

Pse jo? Sa më aktivë që janë në jetën politike e shoqërore të Kosovës aq më mirë. Kontributi i tyre jo vetëm në politikë por në çdo sferë të jetës, për të drejtat e tyre, për komunitetin ku jetojnë, janë të vlefshme.