Home Aktuale Tërmet në Vushtrri

Tërmet në Vushtrri

168
0
SHARE

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, është shënuar dridhje e tokës me epiqendër në periferi të qytetit të Vushtrrisë. Edhe pse kanë qenë në gjumë, dridhja e tokës është ndjerë nga qytetarët e Vushtrrisë.

Sipas Qendrës Seizmologjike të Mesdheut, në orën 04:46 sipas orës lokale, është shënuar një dridhje e tokës e intensitetit 2.9 Shkallë të Rihterit dhe epiqendra e saj ka qenë 3 kilometra në Veri të qytetit të Vushtrrisë.

Në vjeshtën e vitit të kaluar në rrethinën e Vushtrrisë janë shënuar termete të shpeshta dhe me intensitet të lartë dhe me epiqendër në veri të Vushtrrisë.