Home Aktuale Të rinjët e Bujanocit të pa interesuar për zanate(video)

Të rinjët e Bujanocit të pa interesuar për zanate(video)

225
0
SHARE

Numri i të rinjëve të interesuar për zanatet të ndryshme po zvogëlohet cdo ditë e më shumë në komunën e Bujanocit. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori e shkollës së mesme” Sezai Surroi”, Zejni Fejzullahu.

Në një kronikë speciale të realizuar nga Televizioni Spektri, Fejzullahu është shprehur se kjo është një temë e cila e preukopon qe shumë kohë dhe se jo të gjithë të rinjët duhet të studiojn në univerzitete të ndryshme por ka shumë nga ata që kanë aftësi shumë më të theksuara për zanate dhe duhet ti zhvillojn këto aftësi.

Fejzullahu u shpreh se zanatet hapin rrugë për pavarësimin e të rinjëve shumë më shpejt dhe kanë mundësi hapjeje të bizneseve të tyre duke pasur sukses, mirëpo ajo cka i mungon të rinjëve tanë është vetëdijësimi për të zgjedhur rrugën e duhur të së ardhmes.

Edhe profesori i lëndëve të elektroteknikës në këtë shkollë Abaz Memeti për pjesën praktike theksoi se ka shumë pak të interesuar dhe numri sa vjen e bie nga viti në vit, edhe pse talenti i nxënësve nuk mungon.

Profesori Avdulla Murati si mbikqyrës për drejtimet me tri shkallë, deklaroi se e vërtata është se zanatet mund të jenë shumë fitimprurëse por s’do të thotë që të jesh një zanatëli në ndonjë sektor e të mos studijosh sepse mund të bëhen edhe të dyja pa kurfar pengese.

Sipas Muratit vlen të theksohet bashkëpunimi jo i kënaqshëm i prindërve në takimet  e ftuar për diskutime rreth shkollimit të më tutjeshëm të fëmijëve të tyre dhe zgjedhjes sa më të përshtatshme me aftësit e tyre.

Nxënësit e pakët që janë në këto drejtima ka zanatin e ndjekin me plot dëshirë.

Për interesimin ndaj zanateve Televizioni Spektri ka vizituar edhe disa kompani për të parë interesimin e të rinjëve për zanate dhe njëra ndër kompanit e vizituara ishte kompania  ”AL-EUROPA” në Bujanoc.

Drejtori i kësaj kompanie me përvoj shumëvjecare në tregun e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga alimini dhe plastika si dhe prodhimi i xhamprerjes Fadil Shabani u shpreh se interesimi ndër vite po bie dhe të rinjët nuk po i shohin zanatet më si atrakcion si më parë.

Sipas tij nuk është e thënë që në zanate të shkojn vetëm ata që nuk studijojn por kompania e tij ka nevoj edhe për kuadro me fakultete për shkak se posedojnë makineri të shumta dhe përdorimi i tyre nuk është edhe i lehtë.

Ai theksoi se vitet e kaluara kemi pas zanatëlinjë edhe me kontrata nga shkolla e mesme mirëpo këtë vit nuk kemi.

Kushtet e kryerjes së zanatin në këtë kompani janë të mira dhe zanati zgjat tre vite.

Edhe kompania Agro-Adria e cila ka kontratë me shkollën e mesme “Sezai Surroi” për të mbajtur ushtrimet praktike nxënësit apo për të kryer zanatet, ndër vite ka pësuar rënie të interesimit për zanate në të gjitha sektorët e saj.

Ilir Alili menaxher në këtë kompani u shpreh se ka rënie drastike të interesimit nga të rinjët ndaj zanateve e sidomos në sektorin tregtarë.

Sipas tij interesimi dhe vetëdijësimi i të rinjëve ndaj zanateve duhet të ngritet në të mirë të tyre në mënyrë që ata ta kenë më të lehtë të punësohen edhe në shtetet Evropiane.

Interesimi ndaj zanatave është shumë i vogël nga të rinjët e Bujanocit, mirëpo nga kryerja e një zanati mund të jenë përfimtimet e mëdha dhe më të lehta për të u kyqur në tregun e punës qoft atë vendor apo Evropian, andaj duhet kushtuar më shumë rëndësi.

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=q3GG5ssv-QU” width=”560″ height=”315″]