Home Aktuale Të mërkurën luhet ndeshja në nderim të Rexhep Adilit

Të mërkurën luhet ndeshja në nderim të Rexhep Adilit

117
0
SHARE

Kryesia e Klubit Futbollistik “Tërnoci” ka vendosur të përkujtoj  Rexhep Adilin i cili gjithë jetën ia kushtoi ngritjes dhe zhvillimit të futbollit.

 Në njoftimin e klubit  Tërnoci  thuhet se kryesia e KF “Tërnoci”, lojtarët, bashkëvendësit dhe të gjithë sportdashësit, do të përkujtojnë njeriun i cili gjithë jetën ia kushtoi sportit i cili tashmë Tërnocin ka bërë qendër rajonale të talenteve në futboll”.

 Me këtë rast, kryesia ka vendosur që pjesë e agjendës së ditës së mërkurë më  30 prill 2014 të jetë vizita dhe vendosja e kurorave tek varri i të ndjerit dhe ndeshja miqësore tradicionale që do të zhvillohet prej orës 13:30 në stadiumin e KF “Tërnoci”. Mysafir do të jetë KF “Galaksia” nga Gjilani.

 Në njoftim, thuhet  se pjesëmarrja e qytetarëve do të jetë një nder për familjen Adili, për KF Tërnocin dhe veprën e të ndjerit Rexhep Adilit.

 Ndeshja e cila  ishte paraparë të zhvillohej më 17 prill,  është shtyrë për të mërkurën më 30 prill për shkak të motit me të reshura të dendura të shiut. /Lugina Press/