Home Aktuale Të kuqtë marrin talentin nga Tërnovci i Bujanocit

Të kuqtë marrin talentin nga Tërnovci i Bujanocit

122
0
SHARE

Krahas ekipit të parë te skuadra e Partizanit janë duke menduar edhe për ekipet moshave.
Ditët e fundit drejtuesit e kuq, kanë afruar në përbërje të tyre edhe një talent 18-vjeçar që vjen nga Bujanoci. Albinot Junuzi, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së 19-vjeçarëve do të luajë fillimisht në ekipin e moshave të Partizanit, që drejtohet nga Genc Tomori dhe më pas do të shihet mundësia e përfshirjes së tij në skuadrën e parë, apo edhe te Partizani B. Lojtari cilësohet si një nga talentet e së ardhmes dhe për të marrë shërbimet e ti në garë kanë qenë disa ekipe megjithatë ai ka zgjedhur të kuqtë. Lojtari së fundmi ka qenë pjesë edhe e ekipit të dytë të Ferencvaroshit në Hungari. Drejtuesit e Partizanit i kanë dhënë një rëndësi të madhe akademisë, madje pak ditë më parë, 17-vjeçari Jurgen Bardhi një tjetër talent është përfshirë te skuadra e parë madje ka marrë edhe një ftesë nga Kombëtarja e 21-vjeçarëve.