Home Aktuale Të hënën takohen prapë Mustafa dhe Vuçiq?

Të hënën takohen prapë Mustafa dhe Vuçiq?

120
0
SHARE

Kryeministri Kosovar Isa Muatafa dhe ai serb Ivica Daciq, do të takohen të hënën në një raund të ri bisedimesh për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi, shkruan transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.

Burime të brendshme të Tanjugut, kanë bërë të ditur se pritet progres në implementimin e marrëveshjes së Brukselit. Burimi ka kërkuar të mbetet anonim, duke thënë se Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, ende nuk ua ka dërguar ftesat zyrtare dy kryeministrave.

Çështjet të cilat ende nuk janë diskutuar mes palëve dhe që mbeten të hapura, janë telekomunikacioni, energjia dhe Parku i Paqes në Mitrovicë, të cilin Serbët e kanë ndërtuar që t’i parandalojnë sulmet konstante nga shqiptarët në pjesën jugore të qytetit, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.