Home Aktuale Të hënën sërish protesta masive studentore

Të hënën sërish protesta masive studentore

151
0
SHARE

Shoqatat e studentëve për të hënën kanë paralajmëruar protestën e radhës në Shkup kundër miratimit të ligjit për provimin shtetëror.

Protesta do të jetë përballë Parlamentit, pasi që të hënën është caktuar séance parlamentare për miratimin e propozim ligjit për arsimin e lartë, ku parashihet aplikimi i provimit shtetëror për studentët e universiteteve të vendit dhe të rajonit, por edhe reforma tjera për arsimin e lartë.

Studentët përmes Plenumit studentor dhe organizatave të ndryshme, përfshirë edhe ato të studentëve shqiptarë kanë apeluar sërish për pjesëmarrje masive të të gjithë studentëve dhe përkrahje të qytetarëve, për të ndaluar miratimin e këtij ligji, që sipas tyre ndërhyhet në autonominë e universiteteve dhe nuk përbën masë për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë, por vetëm një reformë e keqe dhe e dëmshme për arsimin e lartë, që nuk aplikohet në asnjë vend të zhvilluar.