Perditesimet e fundit Shkurt 10th, 2019 2:49 PM
Sht 07, 2016 Lugina Press TEKNOLOGJI Komentet te Të gjithë e duan një iPhone 7. Ja të gjitha detajet për telefonat e rinj nga Apple! Janë të Mbyllura
Phone 7 dhe iPhone 7 Plus tani janë bërë zyrtar. Apple po i sjell atë edhe në Kosovë.
Sipas të gjitha gjasave, iPhone 7 fillimisht do të vijë në IPKO, sepse është operatori mobil kosovar që ka deklaruar që disa vite me radhe se është përfaqësues ekskluziv i telefonit të Apple për tregun tonë.
Në listën e shteteve që do të vijë së pari është radhitur edhe Kosova. Por është e habitshme pse në këtë listë nuk janë edhe shtetet tjera fqinje, sikurse Shqipëria, Maqedonia apo edhe Serbia.
Në këto momente, Apple është e mbajtur ngjarjen e saj për lansimin e telefonave të saj të rinj, si dhe risive të tjera që do t’i sjell kompania.
iPhone 7 do të vijë me ekranin me diagonalen prej 4.7 inç.
iPhone 7 i ri është mundësuar nga procesori i ri i Apple – A10, ndërsa telefonat e rinj të Apple sjellin edhe versionin e fundit të sistemit operativ mobil Apple, iOS 10.
Modeli i ri i telefonit të Apple do të vijë në më shumë ngjyra kësja radhe, duke përfshirë ngjyrën e argjendtë, të zezë me shkëlqim, rose gold, dhe vetëm në variantin e artë.
Butoni Home i iPhone 7 do të jetë i ndjeshëm ndaj prekjes me TouchID që vjen me një teknologji të re të reagimit.
Kamera e re e iPhone 7 sjell f/1.8 aperture lens me gjashtë elemente të reja të lenteve dhe sensorin e kamerës me 12 mega-piksel që është 60% më i shpejtë dhe 30% më efikas në energji, Në iPhone 7 vjen edhe teknologjia e njohur si Quad LED True Tone Flash.
iPhone i ri vjen me një procesor të ri, të cilin Apple e ka projektuar për të prodhuar foto dhe video më të mira. Është thënë edhe më herët se iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus janë rezistent ndaj ujit dhe pluhurit, ndërkaq telefonat më të ri të Apple sjellin edhe teknologjinë e re të kamerave dhe shumë risi të tjera.
iPhone 7 Plus vjen me kamerë të dyfishtë që përbëhet nga dy kamera me 12 mega-piksel, njëra me këndin e gjerë më 28mm dhe tjetra me telephoto me 56mm.
Kamera e re e iPhone është e projektuar që të zmadhohet sikurse kamerat profesionale DSLR, pasiqë përdor softuerin e cila e rrit pamjen për 10x, që është një funksion i jashtëzakonshëm që mund të gjendet në një telefon mobil.
Modelet e reja të iPhone nga Apple do të dalin në shitje të premten më 16 shtator, ndërsa paraporositë për telefonat e rinj dhe të shumëpritur nga Apple do të fillojnë më vonë gjatë kësaj jave.
happy wheelsShk 10, 2019 Komentet te “Dita e Miqësisë” së gazetarëve shqiptarë vitin tjetër në Luginë të Preshevës Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Ezani nuk ndërpritet për 24 ore përgjatë gjithë rruzullit tokësor Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Goditja me kokë, UEFA dënon rëndë kapitenin Mavraj Janë të Mbyllura
Shk 10, 2019 Komentet te Google krijon aplikacion që transkripton të folurën, për të ndihmuara ata që kanë probleme me dëgjim (Video) Janë të Mbyllura
Sht 11, 2018 Komentet te Ja gjithçka që Apple pritet të lansoj nesër, në ngjarjen e iPhone Janë të Mbyllura
Kor 17, 2018 Komentet te Galaxy S10 pritet të vijë me tri modele Janë të Mbyllura
Jan 07, 2019 Komentet te VEPRA E HOXHË JAKUP ef. HASIPIT DËSHMI PËR HISTORINË, nga Nexhmedin Ademi Janë të Mbyllura
Dhj 31, 2018 Komentet te Viti i fundit i mungesës në tavolinën negociuese? Janë të Mbyllura
Sht 27, 2018 Komentet te Ekskluzive: Intervist me trajnerin e Feniksit në prag të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve! Janë të Mbyllura
Pri 19, 2018 Komentet te Preshevarja, për 20 vjet shofere e autobusit në Zvicër Janë të Mbyllura
Jan 06, 2018 Komentet te Valton Jakupi: Arti është pasuria më e madhe e regjisorit Janë të Mbyllura
Dhj 15, 2017 Komentet te Esra Aqifi: Profesioni dhe pasioni im kanë një lidhje të ngushtë Janë të Mbyllura