Home Aktuale Talenti nga Tërnoci, Riza Haliti në Winterthur të Zvicrës

Talenti nga Tërnoci, Riza Haliti në Winterthur të Zvicrës

273
0
SHARE
  • Futbollisti nga Tërnoci , Riza Haliti ,  do të jetë pjesë e skuadrës nga Zvicra, Winterthur raporton Lugina Press.

Djaloshi  nga Tërnoci  ju ka rënë në sy shum skuadrave evropiane, i cili  me cilësitw të cilat i posedon ky futbollist do të ketë një karierë të shkëlqyer futbollistike.

Riza Haliti  nga Tërnoci i Bujanocit   zyrtarisht pranohet  në  akademinë e futbollit zvicerian  në  Winterthur të Zvicrës.

Riza Haliti është talenti i radhës  nga  fshati Tërnoc që po  tregon  tregon sukses  në fushën e gjelbërt të  futbollit.

Pas suksese të shumta që pati në klubin e   futbollit  të Tërnocit dhe  vazhdimin e karrierës  së tij në superligën e Kosovës pranë KF”Drita” të Gjilanit sukseset e tij kanë  vazhduar edhe në fubollin zviceran .

Riza  Haliti me  afëtësinë dhe  shkathësinë e tij  me sukses i kaloi provat në  akademinë zviceraane të  fotbollit në   Winterthur të Zvicrës.

Tashmë Haliti  edhe zyrtarisht është anëtar i kësaj Akademie e cila  shquhet edhe si shkollë  e fotbollit  evropian nëpër të cilën kaluan shumë  futbollist të  dalluar e që sot me sukses mbrojnë  ngjyrat e klubeve të ndryshme evropiane.

Riza Hazliti ishte nxënës pranë shkollës së futbollit që vepron në kuadër  të  KF” Tërnoci” themelues  i së cilës shkollë ishte  i ndjeri Rxhep Adili.

Ndryshe  Riza është i biri i kryetarit të bashkësisë lokale të Tërnocit Agim Haliti./Lugina Press/