Home Aktuale Takohet gjenerata e XXX, një qerek shekulli ndarje nga...

Takohet gjenerata e XXX, një qerek shekulli ndarje nga Medreseja Alauddin(foto&video)

229
0
SHARE

  Në ambientet e medresesë “Alauddin” në Prishtinë,   pas  dy dekada e gjysmë  të përfundimit të kësaj vatre arsimore,  është takuar gjenerata e tridhjetë (XXX).

Gjatë ditës së djeshme është takuar gjenerata  e tridhjetë  (XXX)  e të diplomuarve nga Medreseja “Alauddin” në Prishtinë.

Ish Nxënësit nga  shumë vise shqipëfolëse,   kujtuan momente të mira por dhe sakrificat e tyre  që kishin kaluar në Medrese gjatë viteve të 90-ta  e që nuk ishin edhe aq të lehta.

Në takim  u  kujtuan  dhe  ish mësuesit e tyre që tanimë kanë kaluar në botën e amshueshme.

Në këtë takim me shum nostalgji i nderoi drejtori i medresesë” Alauddin”  Fadl Hasani i cili në atë kohë ishte profesor i këaj gjenerate dhe kujdetari klasës Shemsi Rrahimi.

Me këtë rast drejtori Fadil Hasani duke evakur kujtimet nga e kaluara si mësimdhënës , kujtoi dhe ndryshimet që janë barë gjatë këtyre dekadave të fundit  si dhe sukseset gjatë ardhjes së tij  si drejtues i medresesë.

Pas një bisede të gjërë dhe kujtime  të ndryshme , gjenerata e tridhjetë,  darkoi në restaorantin e medresesë duke kujtuar kështu të kaluarën e tyre edhe nga kjo anë gjatë shkollimit të tyre.

Ndërkohë  faljes së namazit të akshamit   i priu Eroll Rexhepi,  një hoxhë tashmë i shkëlyeqer në rrethin e pejës.

E më pas është mbajtur  një orë nga kujdestari i klasës Shemsi Rrahimi për të  kujtur kohën e para 25 viteve.

Gjatë  kësaj ore nuk u harrua në  dua  e lutje  kolegu  dhe   shoku i klasës Jeton Jupolli i cili  tashmë   ka  kaluar në amshim.

Vlenë  të përmendet dhe njërin nga fjalimet dhe avakuimet e shokëve të kësaj gjenerate.

Adnan Sminica njëri nga organizatorët e këtij takimi, njëherit dhe profesor në këtë vatër arsimore fetare e kombëtare,   në fjalmin e tij tha se medreseja mbolli tek ne lidhjen imanore, e cila manifeston një familje të madhe e të përbashkët.

” Sot, në takimin e klasës sonë pas 25 viteve të diplomimit (1992-1996), bashkë me kujdestarin prof. Shemsi Rrahimi, të cilin e falënderojmë për prezencën, dhe shokët tanë, shpalosëm ato vite plotë me kënaqësi e mallëngjim. Falënderojmë edhe drejtorin prof. Fadil Hasani për prezencën dhe bashkëpunimin e tij.

Medreseja mbolli tek ne lidhjen imanore, e cila manifeston një familje të madhe e të përbashkët.

Zot, le të jetë mësimi imanor dhe shërbimi për popullin tonë i gjeneratave të Medresesë deri në Kiamet, amin!

“…(ai) që beson në Allahun, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë” (Kuran, El-Bekare: 256)” , ka thënë profesor Adnan Simnica,  me çrat emocionet e tij i shprehu dhe në profilin e tij në facebook.

E Isa Aloshi propozoi që një takim i ardhëshëm i gjeneratës të bëhet më vendin e tij në Ulqin.

Ndërkaq nga të gjithë ky takim u clësua takim mbresëlënës e i paharrueshëm,  për të gjithë./Lugina Press/