Home Aktuale Takimi i ardhshëm Thaçi – Daçiq me 31 mars

Takimi i ardhshëm Thaçi – Daçiq me 31 mars

149
0
SHARE

Zyra e shefes për Politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton njoftoi se takimi i radhës ndërmjet kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq, do të zhvillohet me 31 mars.

“Përfaqësuesja e Lartë Catherine Ashton, do të vazhdojë bisedimet me kryeministrin Hashim Thaçi, si dhe me kryeministrin Ivica Daçiq dhe zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq.

Në takim, dy palët do të vazhdojnë punën e tyre rreth zbatimit të Marrëveshjes së Prillit dhe do të diskutojnë edhe për hapat e ardhshëm në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e zyrës së shefes për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.