Home LAJME Tajfuni, Filipinet në alarm, gjysmë milioni njerëz zhvendosen

Tajfuni, Filipinet në alarm, gjysmë milioni njerëz zhvendosen

170
0
SHARE

Gjysmë milioni filipinas janë zhvendosur nga banesat e tyre për t’iu shmangur valës së tajfunit “Hagupit”, që pritet të godasë vendin mbrëmjen e së shtunës.

Tajfuni, që të premte humbi pak nga fuqia e tij, po shkel në të njëjtat gjurmë si tajfuni “Haiyan” i cili një vit më parë la të vrarë qindra persona dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme në veri-lindje të provincës Samar.

Erërt e tajfunit shkojnë në 195 kilometra në orë. Qindra vetë u bllokuan në aeroportet e vendit pas pezullimit të fluturimeve për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.

Sipas BBC zhvendosja është më e madhja e kryer ndonjëherë nga Filipinet në kohë paqje. Njerëzit po zhvendosen larg brigjeve dhe në territore më të ngritura në zonat ku pritet të kalojë stuhia. Tajfuni shtrihet në një sipërfaqje prej 600 kilometrash.

Presidenti i vendit, Benigno Aquino takoi krerët e emergjencave civile dhe urdhëroi dërgimin e ushqimeve dhe ndihmave mjekësore në zonat e prekura, por edhe një prezencë më të madhe të policisë dhe ushtrisë për të parandaluar plaçkitjet pas stuhisë.