Home LAJME Tahiri: Marrëveshja për drejtësinë, sipas ligjeve të Kosovës

Tahiri: Marrëveshja për drejtësinë, sipas ligjeve të Kosovës

26
0
SHARE
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se gjykatat në Veri do të funksionojnë krejtësisht bazuar në ligjet e Kosovës.

Ajo ka thënë se në dialogun e së hënës do të bisedohet edhe për këtë pikë me palën serbe.

“Ka marrëveshje se do të ketë një Gjykatë Themelore që do të veprojë në shtatë komuna, siç thuhet në ligjet tona. Do të jetë edhe një Zyre-Prokurore. Presim të arrihet kjo marrëveshje gjatë takimit të së hënës”, ka thënë Tahiri për RTK.

Sipas saj, s’ka asnjë mundësi të ketë shmangie nga ligjet e Kosovës, edhe me rastin e zbatimit të marrëveshjes së radhës mes Kosovës dhe Serbisë.