Home SPORT Taarabat e Rami i dhurojnë fitoren Milanit. Cagliari ndal Interin në “San...

Taarabat e Rami i dhurojnë fitoren Milanit. Cagliari ndal Interin në “San Siro”.

157
0
SHARE

Milani i kampionatit rikthehet të bëjë dy fitore radhazi në Serinë A. Kuqezinjtë, pas provës së mirë në Champions me Atleticon, dhurojnë një provë të mirë dhe në Itali, vetëm se këtë herë arrijnë të marrin dhe rezultat duke mundur 2-0 Sampdorian. Skuadra e Clarence Seedorf gjen frymëzim te blerjet e merkatos dimërore, pasi ata që dërgojnë topin në rrjetë janë Taarabat dhe Rami. Fillimi i mbarë thonë që është gjyma punës dhe Milani takimin e nis vërtetë mbarë teksa në minutën e 12-të kalon përpara me Taarabat, që godet fillimisht me kokë por topi pritet nga Da Costa me marokenin që është sërish aty këtë herë për ta shtyrë në fundin e rrjetës. Goli i jep sigurinë e nevojshme Milanit për të menaxhuar lojën megjithatë goli i sigurisë do të vijë në minutën e 58-të me mbrojtësin Rami. Francezi shfrytëzon nga harkimi nga e djathta, por dhe një shtyrje të mundshme të portierit dorian nga ana e Pazzinit. Lojtarët vendas protestojnë por për gjyqtarin nuk ka faull por vetëm 0-2. Në minutën e 73-të Maxi Lopez mendon t’ja bëjë detyrën më të thjeshtë Milanit duke lënë me 10 vetë të besuarit e Mihajloviç. Interi vazhdon të jetë me dy fytyra në këtë kampionat.

Skuadra e Mazarrit pas fitores me Fiorentinën kthehet të çalojë duke barazuar 1-1 në “San Siro” me Cagliarin. Zikaltërit në pjesën e parë u shfaqën të përgjumur përballë Cagliarit, që madje në minutën e 40-të përfitoi duke fituar dhe një 11-metërsh për prekje të topit me dorë të Juan Jesus. Nga pika e bardhë, Pinilla nuk fali duke kaluar përpara sardët. Skuadra e Mazzarrit filloi të luante në pjesën e dytë duke u përpjekur të arrijë te barazimi dhe e gjeti atë në minutën e 52-të me Rolandon. Gjithsesi barazimi nuk ishte rezultati i kërkuar dhe Interi provoi të arrinte dhe te fitorja, por Palacio gaboi një mundësi të artë vetëm për vetëm me portierin ndërsa në të 90-tën Icardi goditi traversën.

LEAVE A REPLY