Home Aktuale SUSPENDOHET MËSIMI NË DISTANCË

SUSPENDOHET MËSIMI NË DISTANCË

347
0
SHARE

Këtë e ka bërë të ditur sot kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, z.Ragmi Mustafa përmes një postimi në Facebook.

Njoftimin e plotë mund ta gjeni më poshtë :

Me rekomandim të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik suspendohen video-regjistrimi i njësive mësimore për shkak të seriozitetit me përshkallëzimin e përhapjes së virusit COVID-19.

Mbi 300 orë (njësi mësimore) deri më tash të regjistruara.

Dua të shprehi falënderimet me mirënjohje të thellë për bashkëpunimin me çdo drejtues institucioni shkollor e në veçanti mësimdhënësit që kanë kryer shpjegimet para kamerave. Heronjtë e vërtetë!

Falënderim të posaçëm për transmetimin nga mediat lokale.

Luten të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit të përdorin Platformat e mësimit në distancë online:

Portali i Edukimit Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë
https://www.akademi.al/ https://www.youtube.com/channel/UC21Y6wkN3En_HKFdt4yWxMQ/featured

Portali i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës
https://emesimi.rks-gov.net/shq/

Portali i Edukimit Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik së Serbisë
https://www.rasporednastave.gov.rs/

Kanali zyrtar I Këshillit Kombëtar Shqiptar
https://m.youtube.com/channel/UCHzaCMCMvF2c7biQRAHjUtw/playlists

Keshilli Kombëtar Shqiptar është i përkushtuar në drejtën e trajtimit të barabartë edhe të nxënësve shqiptar në këtë situatë të jashtëzakonshme.