Home Aktuale Surdulli fiton edhe një betejë, shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Gjilanit

Surdulli fiton edhe një betejë, shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Gjilanit

154
0
SHARE
Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga kryetari i trupit gjykues Afrim Shala ka liruar si të pafajshëm Shaip Surdullin dhe tre zyrtarë tjerë Sadik Thaçi, Izet Thaçi dhe Ali Kastrati.
Të hënën në Gjykatën Themelore të Gjilanit është shpallur aktgjykimi ndaj ish kreut të Kamenicës Shaip Surdulli dhe tre të tjerëve të akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare raporton rajonipress.

Kryetari i trupit gjykues Afrim Shala në aktgjykimin e tij tha se në mungesë të provave dhe fakteve të pandehurit Shaip Surdulli, Sadik Thaçi, Izet Thaçi dhe Ali Kastrati shpallen të pafajshëm. Në të gjitha seancat është dëshmuar se ata nuk janë të implikuar në kryerjen e veprës penale tha Shala.

Ndryshe ish kreu i Kamenicës Shaip Surdulli akuzohej nga Prokuroria Themelore e Gjilanit rreth dyshimit të tenderit për pastrimin e lumit “Kriva Reka” në vlerë të 6751 eurove në kohën kur ai ishte kryetar komune.

I kontaktuar nga rajonipress Surdulli tha se të gjitha betejat gjyqësore i ka fituar dhe se edhe në këtë rast doli triumfues sepse që nga fillimi ndihej plotësisht i pastër. “Unë në të gjitha rastet kam bashkëpunuar me organet e hetuesisë. Edhe këtu kam paraqitur të gjitha argumentet e mija se kemi punuar konform procedurave dhe akteve ligjore në fuqi. E keqja është se të gjitha këto dyshime kanë ardhë nga grupe e klane brenda PDK-së në Kamenicë të cilat automatikisht shihen si të motivuara politikisht” tha Surdulli.