Home Aktuale Sulmohet imami i moderuar shqiptar: Të dyshuar, islamistët ekstremë

Sulmohet imami i moderuar shqiptar: Të dyshuar, islamistët ekstremë

589
0
SHARE

“Hajnat” kanë shkatërruar maketin e xhamisë që do të vendoset në Qendrën e Religjioneve dhe kanë përshkllirë portretet e imamit, Mustafë Mehmeti

 

Hoxha Mustafë Mehmeti, imam në xhaminë shqiptare të Bernës dhe kryetar i Bashkësisë Islame Shqiptare të Zvicrës, prej kohësh është dalluar me deklaratat dhe interpretimet e tij liberale të islamit të bëra për mediet zvicerane. Ai është distancuar disa herë në mënyrë të qartë nga islami radikal dhe nga IS-i.

 

Edhe albinfo.ch e ka pasur disa herë bashkëbisedues në lidhje me temat që kanë preokupuar gjatë këtyre viteve komunitetin shqiptar në Zvicër në raport me ushtrimin e fesë islame dhe me probleme tjera.

 

Javën e kaluar deri sa ai ndodhej në haxhillëk, në Mekë, xhamia e tij është sulmuar nga persona të paidentifikuar. Siç është parë më vonë, qëllim i sulmit nuk ka qenë vjedhja por dëmtimi i xhamisë dhe frikësimi i imamit të saj. Është shkatërruar një maket i xhamisë që e drejton Mustafa, e cila së shpejti do të vendoset në kuadrin e Qendrës së Religjioneve në Bernë, krahas objekteve të religjioneve tjera. Përveç kësaj “hajnat” kanë përshkëllirë gjegjësisht kanë kryqëzuar fotografitë me portrete të hoxhës. Po ashtu është vjedhur plani i xhamisë.

 

Duke konfirmuar për albinfo.ch ngjarjen në xhaminë që e drejton, imami Mustafë Mehmeti thotë se mjerisht në mesin e besimtarëve shqiptarë në Zvicër ashtu si dhe në vendet e prejardhjes është instaluar një rrymë e ekstremistëve.