Home Aktuale Sulmohen stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë

Sulmohen stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë

75
0
SHARE

Në një interval kohorë prej një orësh janë sulmuar dy stacione policore në vend. Bëhet fjalë për stacionet policore në Kumanovë dhe Tetovë.
Në Kumanovë jo-zyrtarisht mësojmë se stacioni policorë është sulmuar me bombë kashikara, megjithatë nuk ka informata për viktima në njerëz.
Edhe stacioni policor në Tetovë ka qenë cak i sulmit me bomba. Raportohet se bombat kanë shpërthyer brenda objektit të policisë. Gjithashtu raportohet se nuk ka viktima në njerëz, por se është shkaktuar vetëm dëm material.

Në Tetovë policia  dhe organet e krim teknikës kanë dalë në teren dhe po kryejnë hetime. Derisa në Kumanovë është shtuar dukshëm numri i forcave policore.

Nga policia as konfirmojnë e as demantojnë informacionet për sulmet ndaj stacioneve policore. Alsat-M

[youtube url=”  https://www.youtube.com/watch?v=AYG9BJSwsIE&feature=youtu.be   ” width=”560″ height=”315″]