Home Aktuale Sulm terrorist në Turqi, autorët 3 shqiptarë

Sulm terrorist në Turqi, autorët 3 shqiptarë

95
0
SHARE

Një sulm terrorist ka tronditur Turqinë. Një makinë, ne te cilen ndodheshin 3 terroristë ka sulmuar forcat e sigurisë turke në vendin e quajtur Nigde Ulukisla. Një oficer dhe një polic humbën jetën, ndërsa 5 ushtarë mbeten të plagosur.

Sipas xhandarmërisë dhe policisë së Nigde-s, dje në ora 11.00 është ndaluar një makinë e dyshimtë në pikën e kontrollit në Hatay.

 

Gjatë kësaj kohe një person nga makina ka sulmuar me automatik kallashnikov dhe granata dore ka sulmuar forcat e sigurisë ku kanë mbetur 2 të vrarë dhe 5 të plagosur. I vrarë ka mbetur edhe shoferi i një kampioni që ndodhej pranë vendngjarjes.

 

Të tre terroristët që kanë kryer sulmin kanë qenë shqiptarë, është shprehur ministri i punëve të brendshme Efkan Ala. 18 vjeçarët E.S dhe E.A nga Shqipëria dhe Ç.R nga Kosova dhe sipas asaj qe meson Portali Albeu nga Stambolli dyshohet se të tre kanë qënë pjesë e celulës terroriste të lidhura me Al Kaeda-a, e quajtur ISID. Sipas burimeve të Portalit Albeu që të tre shqiptarët ishin duke folur arabisht gjatë sulmit.

 

Personat e dyshuar mundën të largohen nga vendngjarja, ndërsa në aksin rrugor Mersin-Ankara ka ndodhur edhe përplasja e armatosur me forcat e sigurisë ku ka mbetur i plagosur në krah edhe një udhëtar. Sipas Portalit Albeu, policia ka sekuestruar si prova materiale disa municione ushtarake si armë kallashnikov, granata dore dhe disa armë të tjera, ndërsa po kërkohet sërish, edhe me ndihmën e helikopterëve, për një tjetër person të dyshuar se ka lidhje me ta. Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vijojnë.